Mbi-kualifikimi, një fenomen i tregjeve me konkurencë të lartë

Mbi-kualifikimi, një fenomen i tregjeve me konkurencë të lartë


Në shumë vende të zhvilluara, një pjesë e mirë e forcës punëtore është përgatitur dhe edukuar përtej asaj që nevojitet për punën e tyre. Mbi-kualifikimi ka ardhur në rritje në vitet e fundit dhe ka tendencën të promovohet më shumë në tregje ku konkurenca është dhe më e lartë. Edhe pse efektet mund të jenë pozitive sepse punonjësit performojnë në një nivel më të lartë, mund të sjellë kërkesë për paga më të larta, zvogëlim të kënaqësisë dhe një mundësi më të madhe të largimit të punonjësve nga organizatat.

Të dhënat e OECD tregojnë se mbi një e treta e emigrantëve të punësuar në vendet e tij anëtare dhe në Europë janë të mbi-kualifikuar. Pjesa e punonjësve të huaj të mbi-kualifikuar dallojnë midis vendeve të ndryshme dhe sidomos në Europën Jugore.

Greqia (60.7%), Spanja (53.6%) dhe Italia (51.7%) janë shembujt e parë të vendeve të Europës Jugore ku popullsia e huaj (edhe me vendlindje në këto vende) ka një shkallë më të lartë mbi-kualifikimi krahasuar me vendasit. Ndërkohë që Koreja e Jugut ka një fuqi punëtore të mbi-kualifikuar vendase me mbi 60%, fuqia punëtore e lindur jashtë vendit ka një shkallë më të lartë të mbi-kualifikimit në 74.5%. Hendeku është shumë më i vogël në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë, ku punëtorët vendas dhe të lindur jashtë vendit kanë po ashtu tendencën të jenë të mbi-kualifikuar.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0