4 libra biznesi për t'u lexuar - Business Magazine Albania

4 libra biznesi për t’u lexuar


Librat janë ushqim për shpirtin e për mendjen. Për sipërmarrësit janë të domosdoshëm, në mënyrë që motivimi dhe kalimi në një shkallë tjetër angazhimesh të mos ndalojë. Nëse ende nuk i keni lexuar, më poshtë janë 4 libra biznesi që do t’ju ndihmojnë në rrugën tuaj drejt suksesit.

“Si të bëhesh profesionisht në shitje”, është një udhëzues njohurish dhe aftësish. Është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje?

Libri ju mëson rreth aftësive që ju veçojnë nga shitës të tjerë të suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?

“Të mendosh si miliarder”. Mund ta kondërshtoni në rolin e tij si president, ashtu siç po bëjnë shumë amerikanë. Apo mund të jeni kundër politikave ekonomike ndërkombëtare të tij, por nuk mund të mohoni suksesin e Donald Trump në biznes. Libri “Të mendosh si miliarder”, ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetë 10 përqind të urtësisë brenda këtyre faqeve do të keni ende një goditje të mirë për t’u bërë milioner.

“Baba i pasur, baba i varfër 2”, është vijim i vëllimit të parë bestseller absolut, ku kësaj radhe autorët sjellin këshillat që jep babai i pasur për paranë djalit të tij. Kësaj radhe jepen udhëzime për të arritur lirinë tuaj financiare. Me autor Robert T. Kyrosaki, Sharon L. Lechter ai kushton 1000 l tek bukinist.

Pushtet i pakufishëm, me autor Anthony Robbins, është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t’ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t’ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi. Anthony Robbins e quan shkenca e re e arritjes personale. Ju do ta quani gjëja më e mirë që ju ka ndodhur.

 

Lexo: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0