4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë - Business Magazine Albania

4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë


Edhe pse mëngjes, vetëm pak minuta pas orës 9:00, në ditën e dytë të panairit të librit, vizitorët ishin të shumtë. Prania e tyre, por edhe përshtypjet e shtëpive botuesve, flasin për një interes të shtuar të lexuesit për librin. Për më tepër, ky lexues është i ri, përfshirë edhe fëmijët.

Businessmag.al ishte në kërkim të librave më tërheqës dhe interesantë në fushën e biznesit dhe zhvillimit personal e profesional. Pas intervistave të zhvilluara me përfaqësues të disa shtëpive botuese (disa prej të cilave vijnë nga Kosova), ne ju tregojmë librat më të kërkuar nga të rinj, sipërmarrës e profesionistë.

1- “Strategjia e Biznesit”, i Brian Tracy. Libër që jep këshilla për sipërmarrësit, si të ndërtojnë një strategji efektive për të nisur një biznes, duke marrë në konsideratë disa elementë që nga misioni, vizioni, elementë të marketingut, menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj. Albert Gjoka, përfaqësues i Bukinist.al tregon se, Brian Tracy është nga autorët më të kërkuar dhe njëherësh më i përkthyeri në gjuhën shqipe, në Shqipëri dhe Kosovë. Bukinisti ka bërë një set, ‘Biblioteka e sipërmarrësit”, suksesi i biznesit të Brian Tracy dhe po rezulton ndër setet më të kërkuara.

 

2- “Suksesi i Menaxhimit në Shitje”. Një libër që ka këshilla bazike e praktike për shitjen, po nga Brian Tracy. Libri propozon modelin e ri të shitjes ndryshe nga ai tradicional, që fokusohej më pak te prezantimi dhe më shumë te shërbimi. Modeli i propozuar nga Brian Tracy është ai ku marrëdhënia shitës-klientë është një marrëdhënie besimi, që nga mënyra si prezantohesh me klientin.

 

3- Pushteti i Pakufishëm, është një libër tjetër për zhvillimin personal i Anthony Robbins, i mbërritur së fundi në tregun tonë. “Më parë lexuesi shqiptar e njeh Tony Robbins me librin “Zgjoni gjigandin tuaj të brendshëm”. Pushteti i pakufishëm është i rekomanduar në të gjithë botën pasi është një mjet thelbësor për displinën dhe rritjen e zhvillimit personal. Përmes këtij libri, lexuesi do të mund të mësojë shumë thjeshtë si do të ndryshojë gjendjen emocionale, si të përgatitet për situata të caktuara.

 

4- Biografia e Jack Ma, themeluesi i Ali Baba. Biografia e një autore kineze, që gjendet në print, por edhe tek Bukinist.al, online. Libri jep detaje nga jeta e Jack Ma që nga periudha kur ai ishte fëmijë i një familje të varfër që shëtiste turistët e huaj me një tricikël. Autorja tregon si ai u apasionua me mesimet e anglishtes, me tregtinë ndërkombëtare dhe si rrugëtoi drejt suksesit që arriti përmes zhvillimit të tregtisë online. “Është një libër që do t’u vlejë shumë gjithë atyre njerëzve që pëlqejnë sipërmarrjen, pasi tregon historinë e një personi të varfër që u bë një nga miliarderët dhe sipërmarrësit më të fuqishëm në botë,” thotë Albert Gjoka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0