Studimi i tregut… Pika kyçe e çdo biznesi të suksesshëm - Business Magazine Albania

Studimi i tregut… Pika kyçe e çdo biznesi të suksesshëm


Shkruar nga Kostandin Feshti

Të gjithë e dimë se fillimi i vitit është ajo periudhë në të cilën vendosim qëllimet tona, ato çfarë ne duam të realizojmë gjatë kësaj kohe, parashtrojmë planet tona afatgjata dhe sigurohemi që të kemi një “vision board” të detajuar.

E për businessman-ët e së ardhmes, ky fillim viti është thjesht më i egër, më i zjarrtë, më i shpejtë, pasi konkurrenca është e fortë dhe idetë po “rezervohen”, duke mos i lënë aspak vend origjinalitetit apo autenticitetit vetjak.

Sigurisht para se të ndërmerret një sipërmarrje, duhet studiuar mbi të gjitha:

Pra, në fillim duhet të sigurohesh se ti je i duhuri për t’iu bashkëngjitur fushës së biznesit, e më pas të marrësh lapsin e letrën për të detajuar edhe më mirë idetë e tua. Por një hap që duhet të të shoqërojë gjatë gjithë këtij “rrugëtimi” është: Studimi dhe Kuptimi i Tregut në të cilin do të operosh.

Nuk ke se si të aspirosh për një biznes të suksesshëm nëse ti nuk je duke i ofruar kilentit atë çfarë ai kërkon. Nuk ke se si të aspirosh për t’u shndërruar në një fuqi ekonomike nëse ti nuk je duke prezantuar një produkt, i cili prek dhe tërheq masën.

Lexo: “BusinessMAN”-at e Vërtetë: Dalin Nga Bankat e Shkollës apo Është Një Dhunti e Lindur…

Të gjithë ëndërrojnë dhe guxojnë në hapjen e një biznesi dhe marrjen e një nisme përsipër, por pak triumfojnë. Pse? Sepse ata që kanë “triumfuar”, kanë qenë ata të cilët kanë treguar vëmendje drejt detajeve, të cilat parashikojnë nëse ti do të kesh sukses si sipërmarrje apo jo. Cilat janë këto detaje, në dukje të mëdha, por që me mosevidentimin e duhur, përkeqësojnë situatën:

  • Klientët. Nëse ti shikon se ke një numër të caktuar klientësh ditorë, mujorë, vjetorë, do të thotë se je duke u shitur atë çfarë duan të blejnë. Por nëse kjo kilentelë bie, atëherë ti po largohesh drejt targetit për të sjellë në treg një produkt për masën. Dhe nëse klientela të mungon që në fillim atëherë duhet të studiosh planin tënd të biznesit: çmimi ndoshta nuk përshtatet me cilësinë e produktit, shërbimi kundrejt kilentit nuk përkon me çmimin të cilin klienti po paguan.
  • Xhiroja Vjetore. Në momentin që ti kryen bilancin ekonomik në fund të vitit dhe shikon se ke më shumë humbje se sa fitim, atëherë analiza që duhet të bësh duhet të jetë mjaft e thellë. Ndoshta importi i një produkti të caktuar po të kushton shumë dhe ndërkohë ky produkt nuk po blihet dhe aq, duke mos e nxjerrë kështu fitimin e tij. Ndoshta ke një numër të madh stafi dhe detyrim pagash e sigurimesh, ndërkohë që një pjesë e këtij stafi ndoshta nuk janë duke e kryer punën siç duhet dhe si rrjedhojë kjo pjesë e punonjësve duhen “të largohen nga pozicioni në të cilin ndodhen”. Ndoshta klientela që në fillim synoje, nuk është më aktivja dhe më fitim-prurësja, si pasojë duhet ndryshuar demografia që synohet dhe produktet e shërbimet që ofrohen. Pra, duhet një analizim i thellë dhe i specifikuar i situatës. Situatë e cila nuk po të jep fitimin, për të cilin po investon.

Me pak fjalë, nëse ti si një businessman nuk arrin të kuptosh se ku po çalon sipërmarrja jote, mos u turr drejt departamentin të marketingut apo departamentit të shitjeve, apo dhe atij të IT-së, por ulu, mendo dhe thellohu me shifrat që të parashtrojnë tregun.

Syno çfarë duan kilentët, ofroju produktin më të mirë në bazë të nivelit monetar që kjo klientelë është e gatshme të paguajë dhe gjithmonë mos anashkalo shërbimin kundrejt klientit, pasi është kjo përkujdesje, e cila do të të sigurojë review të mira dhe si rezultat një shtim në numrin e klientëve. Mos harro se sot ka një sërë faktorësh që e bëjnë një biznes të ecë përpara si: vendndodhja, arredimi i ambjenteve (në raste restorantesh, kompanish, sallonesh apo butiqesh), dhe komunikimi “punëdhënës-punëmarrës”, ndikimi në rrjetet sociale dhe përditësimi e tërheqja e klientit falë tyre,  por mbi të gjitha qëndron:

Efikasiteti në studimin dhe kuptimin e tregut, në të cilin, ti si biznes, po operon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0