"BusinessMAN"-at e Vërtetë: Dalin Nga Bankat e Shkollës apo Është Një Dhunti e Lindur... » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 03/10/2018

“BusinessMAN”-at e Vërtetë: Dalin Nga Bankat e Shkollës apo Është Një Dhunti e Lindur…

Share
nga Kostandin Feshti
Tet 03, 2018
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti.

Shpesh herë ulemi me miqtë tanë nëpër kafenetë e qytetit apo dhe me familjen e bie rasti të diskutojmë për atë bachelor-in e famshëm, dhe ia nisim nga idetë. Disa thonë do vazhdoj mjekësinë se “e kam pasion”, disa se “ma kërkon prindi”. Disa thonë “më tërheq shumë fusha ligjore dhe degët e saj”, disa thonë “më ka thënë babi që bën lekë po të bëhesh noter”. Ka dhe nga ata që thonë “do vazhdoj menaxhim biznesi, se dua të bëhem biznes”. Tek këta persona stepem(i) pak, sepse si shoqëri besoj se kemi arritur në konkluzionin se ‘businessman” nuk të bë shkolla, por natyra, ambicia dhe karakteri yt personal.

Dëgjojmë shpesh herë raste kur persona të cilët nuk kanë mbaruar një shkollë biznesi, shndërrohen në histori suksesi dhe inspirimi. Kjo ndodhi na shtyn të gjithëve t’i bëjmë një pyetje vetes: “Po sikur ai person të isha unë?”

Sot në listën e Revistë Financiare “Forbes” shume nga antarët e saj nuk janë persona me diploma biznesi, por janë persona, të cilët kanë qënë të mbushur me ide që në fushën e biznesit kanë funksionuar. Shumë nga sipërmarrësit tanë, sidomos të rinjtë janë studentë të “Fakultetit të Gjuhëve të Huaja” ose të Juridikut, ose dhe të Arkitekturës, por që të pandikuar nga dega përkatëse janë shndërruar në sipërmarrës të vendit tonë. Kemi raste si Alba Çobaj, Vivian Canaj, Arbër Çepani etj.

Related image

Pra çfarë kanë këta persona në brendësinë e tyre që i bën të suksesshëm në fushën e biznesit duke marrë parasysh që universiteti dhe dega e zgjedhur nga vetë këta njerë nuk ka lidhjen më të afërt me këtë…Kanë atë që quhet: INOVACION…Mendja e tyre nuk është asgjë tjetër përveçëse një fole idesh inovative, të cilat shumë të rinj sot janë duke i vënë në jetë në mënyra nga më të ndryshmet e duke i bërë më të suksesshme dita-ditës.

Sot një rol të madh në fushën e biznesit e luan marketingu. Reklamimi i produktit që ti i ofron publikut. Vlerat që ti i shton atij në momentin që je duke folur për të, por e gjithe kjo aftësi nuk mësohet nga dy libra 500-faqësh, por është e lindur me personalitetin, i cili si kjo aftësi zhvillohet, por nëse këtë aftësi nuk e ke thellë brenda teje që në fillim, nuk e ke se çfarë të zhvillosh. Në të njëjtën kohë një faktor kyç është dhe instkti. Ndjesia që ti përjeton kur dëgjon një ide, një plan apo dhe sikur thjesht  kur hedh sytë nga një ambjent e menjëherë mendon një organizim sfilate, një zyrë reklamimi, një sallon apo qoftë dhe një restorant apo kafene. Por njësoj si shqisat dhe aftësia e marketingut, gjithashtu kjo ndjesi lind me ty…Sigurisht që një businessman i mirë duhet të jetë një lider i mirë, por çfarë të bën ty një lider të mirë? Kriteri i parë i cili ka rëndësinë më të madhe është “komunikimi”. Në momentin që ti je i aftë të komunikosh me njerëzit, t’i respektoash ata, pa marrë në konsideratë pëlqimin tënd personal kundrejt tyre, të dëgjosh idetë që të ofrohen e t’i bësh ato të tuat, ti je i destinuar për të qënë një lider e një shembull për tu ndjekur…por mos të harrojme se çdo gjë ka një limit, ashtu dhe toleranca, sidomos kur mbi supet e tua është dhe përgjegjësia e të qënurit një punëdhënës.

Related image

Pra unë personalisht arrij në konkluzionin se të qënurit një biznesmen i mirë nuk është një karakteristikë dëftese apo një lëndë shkollore. Është një cilësi e lindur, e cila në momentin që evidentohet, nuk duhet ndaluar, por duhet përmirësuar gjatë çdo hapi që hedh…