I kam te gjitha gati…Po tani ç’të bëj ?! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 24/04/2018

I kam te gjitha gati…Po tani ç’të bëj ?!

Share
nga Kostandin Feshti
Pri 24, 2018
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti

Ne qofte se e keni vene re ne artikujt e mij, ne te shumten e rasteve flas per origjinalitetin dhe autencitetin. Po fillon te behet si nje “trademark”. Por kjo vjen si pasoje e faktit qe rrethohem nga njerez te cilet deri diku jane tashme te establishuar ne fushen e biznesit ne vendin tone.
Jane persona te cilet kane kompani ne qytete te ndryshme te Shqiperise, kane lidhje me jashte, jane mbartes te patentave te ndryshme internacionale etj. Por te gjitha keto nuk kane ardhur ne nje dite te nxehte me shi. Kane dashur pune te madhe, kane dashur nje sasi te mire kohe, te kaluar neper zyra e neper mbledhje, por mbi te gjitha kane dashur vullnet dhe kembengulje per te ecur perpara.
Ne teori kjo qe sapo pershkrova eshte historia e shume personave apo qofte dhe e aspiranteve per t’u bere nje dite “businessman”, por keta njerez dicka e kane pasur me te lehte, faktin qe nuk kishte treg. Deri para disa vitesh vendi yne nuk ka qene i familjarizuar me idete apo menyrat e te vepruarit, me te cilat “bashkejetojme” sot.
Por sigurishte qe dhe fati do bej pak ironi, apo jo. Ne kohen per te cilen une po flas, ndoshta ka qene me e madhe mundesi per te bere emer apo per t’u spikatur, kjo si pasoje e faktit qe nuk kishte shume konkurence, por mundesite ishin te limituara. Ndersa sot mundesit mund te gjenden kollaj dhe lehte, ne qofte se do te arrish dicka apo diku, por konkurenca ndodhet ne nivele goxha te larta.
Te gjithe po hapin biznese te reja, qofshin ato bare ( kafene ), sallone bukurie, restorante, dyqane veshjesh etj, por a nuk po i shikojme ne cdo cep te vendit keto lloj biznesesh…
Ka shume nga ta te cilet e kane mundesine per te bere dicka te bukur, per te sjelle dicka te re, inovative, por inevstojne dhe shpenzojne per dhe ne ide te cilat nuk do te te sjellin fitimin qe ti pret. Pse?! Sepse si ty mund te kete dhe 100 te tjere. Pra duhet te gjesh dicka qe te ben ty te spikasesh. Ne nje qiell te mbushur me yje, ti te shkelqesh me shume se disa te tjere.
Biznesi nuk eshte nje fushe e lehte per te bere emer. Nuk eshte nje kend lojrash, ku mund te shkosh nje dite, te argetohesh e me pas te largohesh. Eshte nje vorbull e madhe, ne te cilen ti futesh, por jo per t’u mbytur, por per te kaluar ne nje nivel tjeter. E per te kaluar ne keto nivele duhen ide, duhet nje deshire e madhe per te bere dicka te bukur.
Sot po keqkuptohet ideja e biznesit dhe cfare te ben ty nje businessman. Nje businessman, pike se pari duhet te jete nje sipermarres dhe me pas te kete nje ndermarrje, qofte ajo e vogel apo e madhe, e cila i sjell fitime te kenaqshme. Me pas keto fitime dhe emri qe behet me kohen, te vendosin ty ne listen e me te mireve duke bere qe njerezit te interesohen per ate qe ti ben dhe brandin qe perfaqeson.
Pra nuk ka asgje te keqe te kesh nje butik, nje restorant, nje bar apo nje sallon. Por nderthur tradicionalen me trendet. Te tashmen me te ardhmen. Dhe thyeji rregullat, aty ku MUND te thyhen.
Mos prit te kesh cdo gje te vendosur para teje ne nje pjate te argjendte. Mos prit nga dinstia e prinderve, as nga idete e shokeve, por prit nga vetja. Kerkoji ndihme te tjereve, por qendro ne rrugen tende. Ji ti, mbi cdo gje. Sepse ne fund te dites, Sophia Amoruso, Chiara Ferragni, Ariana Huffington e shume te tjere nuk jane bere te famshem apo te suksesshme vetem se kane hapur nje faqe per “Shopping Online”, se kane themeluar nje reviste apo se jane nga bloggeret me te klikuar. Jane bere te sukseshem fale, le ta themi bashke:
ORIGJINALITETIT.
Kembengul tek kjo fjale, pasi kjo fjale qe shqiptohet kaq lehte te ben ty pjese te listes
“30 under 30”. Te ben ty te jesh nje prej personave me te fuqishem ekonomik dhe te ben ty te flesh rehat gjate nates. Pse?! Sepse ndoqe rregullat e tua, zhvillove idete e tua dhe ia dole mbane vete, por dhe fale ndihmes qe personat e duhur te kane dhene.
Prandaj beji te gjitha gati, nuk ka aspak problem, por para gjithckaje ki nje ide. Nje plan. Nje menyre nderveprimi. Me pas merru me detajet e vogla, por mbi te gjitha kujdesu qe themelet te jene te forta, sepse ne fund te fundit nuk te mban fasada mbi toke, por ato qe jane poshte saj dhe brenda saj.