10 mësime karriere mes punës dhe jetës - Business Magazine Albania

10 mësime karriere mes punës dhe jetës


Marissa Mayer, ish-CEO e Yahoo, sot drejtuese e Lumi Labs, na tregon se për zgjedhjet e suksesshme duhet të jemi jashtë zonës tonë të komfortit, por njëkohësisht të kujdesemi për veten.

Guxo, bëj zgjedhjen më të frikshme të mundshme. Me përvojën e saj në nisjen e karrierës Mayer ka treguar guxim, duke bërë zgjedhjen më të frikshme të saj. Në vend që të jepte mësim në universitet, apo të punonte për një kompani të vogël, ajo zgjodhi të sfidojë veten duke punuar tek Google, ku njerëzit përreth i dukeshin “tmerrësisht” të zgjuar.

Njih dobësitë e tua relative. Mayor u punësua nga Google si koduese. Por pas muajsh përpjekje, kompanisë iu desh të punësojë dikë tjetër për të ndërtuar sistemin e reklamimit të Google. Asaj iu desh të merrej me punë të tjera për të rritur dobinë e saj në kompani.

Identifiko problemin dhe zgjidhe atë. Mayer u angazhua në çdo fushë që kishte nevojë për të zgjidhur një situatë në Google. Punoi në fushën e marketingut dhe gjeti 3 fusha ku mund të përmirësonte Google. Ajo drejtoi mbledhjet e stafit të CEO-s së Google, Larry Page dhe u bë personi që thoshte fjalën e fundit nëse produktet e reja ishin në nivelin e standardeve të Google.

Është Ok nëse futeni në zonën e përgjegjësisë së tjetrit. Nëse jeni një multitask, sigurisht që do të bëni edhe punë që më parë apo aktualisht janë përgjegjësi e një kolegu. Duke u gjendur në shumë situata problematike për Google, Mayer u mor me probleme që të tjerët ishin përpjekur t’i zgjidhnin. Edhe pse ata mërziteshin që Mayer po futej në pjesën e tyre të përgjegjësisë, ajo dhe drejtuesit e Google nuk pyetën për këtë pjesë. Ata ishin të kënaqur që Mayer po zgjidhte disa nga problemet që kishin pllakosur Google atë kohë. Mayer bëri armiq në Google, por edhe miliona dollarë, duke e transformuar veten në një yll biznesi.

Të dish kur të thuash ‘mirupafshim’. Armiqtë e Mayer në Google u bënë aq të fuqishëm sa e mënjanuan atë. Ajo mund të jepte doreheqjen, por nuk e bëri. Vazhdoi të punonte fort për Google duke mbajtur një profil më të ulët. Një nga angazhimet e saj ishte kryesimi i zhvillimit të aplikacionit të Google Maps për iPhone. Mayer nuk vrapoi të zinte postin e CEO në Yahoo. Kur CEO e atëhershme, Carol Bartz u shkarkua më 2011, një mike e Mayer i tha ta merrte në konsideratë këtë post. Por, bordi i kompanisë ishte i pa besueshëm për të. Muaj më vonë, ky bord u largua i tëri pasi humbi një betejë me investitorin aktivist, Dan Loeb. Ky ishte momenti i Mayer për të nënshkruar marrëveshjen prej 200 milionë dollarë me kompaninë Yahoo!

Por ndërtimi i një karriere të shëndetshme nuk do të thotë vetëm punë. Ju duhet të keni parasysh disa këshilla jete, po ashtu që ju mundësojnë të jeni më të fortë në “luftën” tuaj për sukses.

Jeta është e shkurtër dhe duhet të jetohet. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shpenzuar në mënyrë të palumtur. Duhet në mënyrë të vazhdueshme të bëni vlerësime nëse jeni në vendin e duhur të punës, nëse keni hapësira për rritje, nëse vlerësoheni.

Shëndeti mbi të gjitha. Nuk është thjesht një fjalë ngushëlluese. Suksesi fillon nga brenda dhe shumë njerëz të suksesshëm përqëndrohen në çdo aspekt të jetës, duke lënë pas dore shëndetin. Të jesh i zënë, produktiv dhe i suksesshëm është diçka e mrekullueshme, por duhet të qëndroni të shëndetshëm për të mbajtur ritmin. Sigurohuni të ushqeheni mirë, të bëni ushtrime dhe të pushoni mjaftueshëm.

Jeta juaj sociale i përket offline-it. Nëse shpenzoni orë në Facebook, Twitter ose Instagram, duke parë email-et dhe mesazhet, ju po harxhoni kohë më shumë sesa po përfitoni. Lidhja me botën nënkupton shpenzim kohe me njerëz në jetën reale – duke folur me ta, ndërvepruar me ta dhe duke kontaktuar me ta.

Gjërat e mira u vijnë atyre që duan të zhvillohen vazhdimisht. Nëse bazoheni tek ato që aktualisht dini, nuk do të mësoni kurrë diçka të re. Njerëzit më të suksesshëm janë fleksibël, të shkathët dhe dinë sesi të qëndrojnë aktivë. Sigurohuni që të jeni të përgatitur që të kapni çdo mundësi.

Çfarë ju shqetëson ju bën më të zotë. Shqetësimi mund të jetë i dobishëm kur ju nxit për të ndërmarrë veprime dhe për të zgjidhur probleme. Por, nëse jeni të shqetësuar me çfarë-nëse, shqetësimi bëhet një problem. Në vend që të shqetësoheni, punoni në zgjidhjen e problemeve dhe kaloni nëpër sfida.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0