Bulizmi Online… fenomen në rritje - Business Magazine Albania

Bulizmi Online… fenomen në rritje


Shkruar nga Kostandin Feshti

Bulizmi po shtrihet edhe online, aq sa është bërë edhe temë e disa filmave kinematografikë.

Jo më kot, pasi është realiteti i hidhur i përditshmërisë së sotme.

Sikur të mos mjaftonte bulizmi verbal e fizik nëpër oborret e shkollave dhe rrugët e fshehura të qytetit, vitet e fundit na është bashkuar dhe “bulizmi online”.

Fenomeni ku njerëz, të cilët të kanë inat apo të xhelozojnë, me apo pa arsye, ulen prapa ekranit të kompjuterit apo rehatohen pas celularëve të tyre, e nisin të vjellin vrer kundrejt teje. Qëllimi kryesor është të lënduarit dhe ndrydhja e personalitetit tënd.

Sipas statistikave të ndryshme nga revista prestigjoze si “TIME” apo “HUFFINGTON POST”, vitet e fundit kemi të bëjmë me një rritje të nivelit lidhur me bulizmin online.

Gati 65.8% e të rinjve i kundërpërgjigjen këtij bulizmi, 15.8% të rinj mundohen të evitojnë vajtjen në shkollë dhe 4.5% konfrontohen në një zënkë fizike me personin që po i bulizon. Gjithashtu një studim tjetër i kryer nga faqja “Bullying Statistics” tregon se 92.6% e “bulizmit online” ndodh në rrjetin social “Facebook”, 23.8% ndodh në “Twitter”, 17.7% në “MySpace” dhe së fundmi mbyllet lista me 15.2% e këtij bulizmi me strehë në një nga rrjetet më të mëdha “Instagram”.

Ajo çfarë e përkeqëson edhe më shumë situatën është fakti se vetëm 1 nga 10 adoleshentë u rrëfen prindërve se ka rënë pre apo vazhdon të jetë viktimë e “bulizmit online”.

Pra, kemi të gjitha këto statistika e studime, të cilat na tregojnë se në mbarë botën kemi të bëjmë me një fenomen të sëmurë, ku persona, të kamufluar pas një profili fals përgënjeshtrojnë e tallin persona e individë të tjerë.

Me këto numra e përqindje na parashtrohet fakti se kudo ke ofendime të rënda, email-e kërcënuese, shkrime denigruese, telefonata pa kontakt e numër, të cilat nuk kallëzohen dhe as ndëshkohen.

Por, të gjithë këto faktorë çojnë në rritjen e numrit të vetvrasjeve ndër grupmoshat e reja, çojnë në rritjen e numrit të të rinjve të diagnostikuar me depresion apo “social anxiety” (ankth social), e më pas, në momentin që të gjitha këto ndodhi e fakte na qëndrojnë përpara syve themi: “kaq rëndë qenka situata!”…PO, kaq rëndë është, pasi rrjetet sociale kanë të mirat dhe avantazhet e tyre, por kanë dhe këto anët e errëta, të cilat shoqërohen me pasoja që arrijnë deri në marrjen e jetës së njerëzve. Është studiuar se “vetvrasja” është shkaku i tretë ndërmjet të rinjve, për ata që humbin jetën nga mosha 15 deri në 24 vjeç dhe se 20% e adoleshentëve vuajnë dhe preken nga depresioni, para se ata të hyjnë në fazën e të quajturit “adult”…

Pra, le të rritet kontrolli, le të merren masa, le të shtypet disa herë butoni “report”, pasi ku i dihet, t’i ndoshta je duke shpëtuar një të ri, duke i dhënë mundësinë për të vazhduar jetën, e në të njëjtën kohë je duke i “mbyllur gojën” një “personi pa punë”. Le t’i themi së bashku “STOP” këtij fenomeni, pasi mjaftojnë fenomenet me të cilat ndeshemi në jetën reale, pa qenë nevoja dhe për t’u përballur me ato të jetës virtuale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0