Mos prisni momentin e duhur. Momenti i duhur është tani!

Mos prisni momentin e duhur. Momenti i duhur është tani!


Ka kaq shumë gjëra për të bërë në jetë. Disa duan të nisin një biznes, disa duan të publikojnë një libër, dhe disa duan të udhëtojnë.

Çfarëdo qoftë bëje tani!

Shoh pafund njerëz me ëndrra dhe sytë e tyre të mbushur me shpresë dhe dëshirë duke pritur për momentin e duhur.

Ajo që ata nuk dinë është se nëse ata do të vazhdojnë të presin për momentin e duhur, ata do të përfundojnë duke pritur përgjithmonë. Siç thotë dhe logo e Nike “Thjesht bëje”.

Këto janë disa këshilla për të menaxhuar më mirë kohën dhe për të dhënë maksimumin nga 24 orët e ditës.

  • Njih prioritetet e tua: Është më e lehtë për të menaxhuar kohën nëse i njihni mirë prioritetet tuaja. Në vend që të punoni pa mend, ju duhet të vendosni fokusin në gjërat që kanë rëndësi. Shkruani tre deri katër gjëra të rëndësishme dhe urgjente që dëshironi të arrini sot. Kjo do ta mbajë trurin aktiv dhe do t’ju japë një ndjenjë të qëllimit.
  • Planifiko më parë: Është e kotë të fillosh të bësh diçka pa e planifikuar atë. Kur gjërat janë planifikuar deri në detaj, kanë më shumë shanse dhe për t’u realizuar. Ju zgjoheni me një mendje të qartë duke e ditur saktësisht se çfarë duhet të bëni dhe si të filloni ditën.
  • Ndiq kohën tënde: Një nga mënyrat më të mençura për të menaxhuar kohën është të dini se ku po e shpenzon kohën në radhë të parë. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë, kërkoni ndihmën e një miku ose përdorni aplikacione dhe softuer për “gjurmimin” e kohës për të marrë detajet e sakta dhe të qëndroni në krye të gjërave.
  • Mos thuaj po për çdo gjë: Mund të përputhet me pikën e parë, por është ndryshe. Shpesh ne tentojmë të mbushim pjatat tona me më shumë nga sa mund të përballojmë. Nuk duhet të kënaqni të gjithë rreth jush duke e çuar veten në fund. Në këtë mënyrë, ju vetëm do të bllokoni kohën të cilën mund ta përdornit shumë herë më të mirë.
  • Mbaj larg shpërqëndrimet: Një person mesatar pranon të harxhojë 3 orë në ditë. Disa nga hutimet e zakonshme përfshijn ëkërkimin në web, bisedat me kolegët e punës, bisedat telefonike etj. Ndërprerje të tilla gjatë punës dhe hutimet ju kushtojnë jo vetëm orët e çmuara, por edhe punë të vlefshme dhe energji.

/Sandeep Kashyap

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0