3 pyetje që do t’ju ndihmojnë të bini sërish në dashuri me biznesin tuaj

3 pyetje që do t’ju ndihmojnë të bini sërish në dashuri me biznesin tuaj


Është e natyrshme të sakrifikojmë kohën, hobin dhe madje edhe kulturën tonë të punës në ndjekjen e diçkaje më të madhe. Por, përgjatë rrugës, mund të konsumohet edhe dashuria për biznesin tonë.

Çfarë ndodh kur na shteron dashuria për biznesin tonë?

Është një pyetje e zakonshme, përgjigjia e së cilës bëhet e vështirë kur je një president, partner apo pronar.

Si të riorientohemi? Si të rilindim dashurinë për punën dhe qëllimin tonë? Thjesht i bëjmë vetes këto tre pyetje.

  1. Çfarë më duhet nga biznesi im?

Kur ndërtojmë një biznes ne jemi të zënë për të krijuar një bazë klientësh. Ne pyesim vazhdimisht klientët tanë, punonjësit dhe partnerët për nevojat e tyre. Ne ndryshojmë, përsërisim dhe krijojmë. Kjo është e pritshme dhe normale. Është shenjë e një lideri të fortë të mendojë për të tjerët.

Shumë nga ne duhe t’i kujtojmë vetes çfarë është e mirë, e shëndetshme dhe e nevojshme të mendojmë për veten tonë gjithashtu. Këtu përfshihet gjithçka, nga nevojat financiare tek ato emocionale. Ne kemi nevojë për përfitime për familjen dhe të ardhmen tonë. Kemi nevojë për më shumë kohë larg biznesit dhe besueshmëri tek ata që na rrethojnë.

Çfarëdo që ju nevojitet, bëni një listë dhe bëjeni të dukshme. Kur bashkojmë nevojat tona me nevojat e atyre që na rrethojnë, ne krijojmë një fitore të favorshme për gjithë organizatën tonë.

  1. Çfarë më duhet nga ekipi im?

Është e vështirë të shprehim atë që na nevojitet nga ata që na rrethojnë. Edhe pyetja vet tingëllon egoiste, por në fakt është e kundërta. Çdokush në ekipin tuaj ka nevoja. Por për t’i komunikuar hapur është diçka që jo shumë dinë ta bëjnë.

Fillimi i bisedës mund të duket i çuditshëm në fillim. Është e lehtë për drejtuesit të hamendësojnë për përgjigjet e këtyre njerëzve nëse ju flisni hapur dhe ndani me ta nevojat tuaja. Por të qenit i ndershëm me ekipin tuaj, është një nga hapat kryesor për të rënë në dashuri me biznesin dhe punën tuaj. Ata luajnë një rol thelbësor duke ju ndihmuar të arrini aty ku synoni, por duke u ndjerë të lumtur që po e bëjnë këtë.

Kur hapeni me ekipin tuaj ju po i ftoni ata të bëjnë të njëjtën gjë, drejtuesit e guximshëm ushqejnë guximin tek të tjerët. Dhe njerëzit e adhurojnë kur ndihen sikur janë pjesë e ekipit të ëndrrave.

  1. Cilat janë disa rregulla të vjetra apo besime prej të cilave duhet të heq dorë këtë vit?

Shumë nga ne varen në rregulla të vjetra dhe besime pa e kuptuar fare.

  • Unë duhet t’i bëj njerëzit të lumtur.
  • Duhet të jem në punë në orën 8.
  • Duhet të kontrolloj email-in edhe kur jam me pushime.
  • Vetëm unë mund ta bëj këtë detyrë.
  • Unë nuk jam i suksesshëm nëse nuk arrijmë “x” fitime.

Cilatdo qofshin këto rregulla, shumë prej tyre nuk fliten, e të tjerave u ka mbaruar afati.

Nëse do të zhvillosh më shumë ndjenjën e vetbesimit, kënaqësisë dhe lumturisë, merrni parasysh rregullat në biznesin dhe jetën tuaj. Sa prej tyre duhet të eleminohen përfundimisht? Sa janë të vjetëruara? Cilat rregulla të reja mund të përdorni që të ndiheni të përafruar me vlerat tuaja?

Rikthimi ose rikrijimi i pasionit tuaj është një udhëtim.

Por, është gjithashtu një mundësi e mrekullueshme dhe duhet të mbushet me kureshtje. Mos lejoni që ndjenjat tuaja të dyshimit ose konfuzionit të errësojnë një tremujor tjetër. Jini të ndershëm me ata përreth jush, komunikoni nevojat tuaja dhe ftoni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Biznesi ka nevojë për ju dhe ju keni nevojë për biznesin tuaj.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0