Të targetosh dhe të kesh impakt në gjeneratën e mileniumit të ri, ata të cilët janë kaq të integruar me mediat sociale, është pa dyshim një nga prioritetet më të mëdha për çdo marketer të çfarëdo lloj brandi. Media është “pluskuese” me studimet dhe raportet mbi mënyrat më të mira se si duhet t’i bëjmë apel 2.5 miliardë njerëzve që ndodhen në fashën e të lindurve në epokën dixhitale. T’i tërheqësh të lindurit e kësaj epoke është hapi i parë më i rëndësishëm , por t’i mbash pas vetes, dhe ajo ç’ka vlen më shumë, ti kënaqësh ata, është komplet fushëbetëjë tjetër.