Historia e orës së lumtur: Brenda traditës popullore të pas punës - Business Magazine Albania

Historia e orës së lumtur: Brenda traditës popullore të pas punës


Ah, ora e lumtur!

Për shumë, konsiderohet si ora më e mirë. Ajo lidhet direkt me ndjenjën triumfuese që marrim kur kuptojmë se dita e punës ka mbaruar.
Ja arrite! Erdhi koha për ta trajtuar veten mirë me një pije. Akoma më mirë kur ato janë të zbukuruara me ato cadrat e vogla shumëngjyrëshe.

Por a keni ndalur së menduari se si ka nisur kjo traditë? Kush ishte ai shpirt trim që e hapi këtë rrugë për të gjithë ne që të kemi mundësinë të shijojmë një birrë më të lirë dhe krahë pule me gjysmën e çmimit pas një dite të gjatë raportimesh e mbledhjesh?
Mendoj se do të çuditeni tek do të zbuloni origjinën e kësaj tradite që ka pak lidhje me bisedat në lokale të cilin ne të gjithë e duam. Në fakt, cdo gjë filloi me detin.

 

Origjina e “Orës së Lumtur”

Origjina e këtij termi zë fill në fillim të shekullit të 19të. Gjatë kësaj kohe, shprehja “orë e lumtur” përdorej si një zhargon nga Flota Detare Amerikane për të përshkruar periudhën e argëtimit kur aktivitete si ndeshjet e boksit apo të peshëngritjes  zhvilloheshin në bord.

Por me fillimin e epokës së ndalimit (Prohibition Era), termi në fjalë u shoqërua me pirjen e alkolit. Në vitin 1920, amendamenti i 18-të hyri në fuqi duke moslejuar prodhimin, transportimin dhe shitjen e alkolit. Por në 1933, u ratifikua amendamenti 21 i cili e shfuqizoi amendamentin 18 duke i dhënë fund epokës së Ndalimit përgjithmonë. Ndërsa Periudha e Ndalimit luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e asaj që ne e njohim si ‘ora e lumtur’, nuk ishte deri në 1960 që termi u adoptua nga qytetarët pasi lexuan një artikull mbi jetën ushtarake në gazetën The Saturday Event Post në vitin 1959.

Ishte mesi i viteve 60-të kur restorantet filluan të eksplorojnë dhe të eksperimentojnë versionet e tyre të “specialiteteve të orës së lumtur.” Shumë reklama u shfaqën ku tregohej se  pija nuk u bë vetëm një aktivitet i pranuar pas pune por në disa industri, konsumi i alkolit u bë pjesë e përditshme e jetës. Këtë do ta keni vënë re edhe tek episodet e serialit të mirënjohur “Mad Men.”

 

 

Në vitet 50-të e 60-të, “three martini lunch” ishte praktika kryesore për tipat e sofistikuar me kostum e kollare. KJo pije përbëhej nga xhin, një pikë vermut dhe një fletë lëkure limoni që lundronte në majë ndërsa rrethohej nga copa të mëdhenj akulli. Ajo pihej me fund dhe shihej si një shenjë dobësie sepse ajo zëvendësonte vodkën. Megjithëse biznesi dhe pija ishin praktikisht sinonimë gjatë kësaj periudhe, një gjë e tillë nuk zgjati shumë. Reklamat e ‘orës së lumtur’ rezistuan edhe në fillim të viteve 70të.

 

Happy_Hour_Advertisement-1-300x300

 

Megjithatë pirja gjatë ditës në vendin e punës “ra viktimë e kohërave esëll ekonomike’ që kërkuan drejtues ekzekutivë me mendje të qartë. Ndoshta ky ishte fillimi i një ndryshimi dramatik në perceptimin e alkolit në vendin e punës. Ishte fillimi i rënies së interesit për pijen, ndoshta ngaqë në vitet 70-të filloi të pihej edhe marijuana. Dhe e ardhmja e ‘orës së lumtur’ nuk dukej e shndritshme.
Më 11 dhjetor 1984, Masacusets u bë vendi i parë që e ndaloi ‘orën e lumtur.” Me këtë kuptohet moslejimi i shitjes së pijeve alkolike me gjysëm cmimi gjatë një periudhe të caktuar kohore. Në fakt, ky vend e ndërmori një hap të tillë për të eliminuar aksidentet për shkak të konsumimit të pijeve alkolike.

 

“Ora e lumtur’ në zyra

Pavarësisht ndalimit të orës së lumtur apo kufizimit të asj, pirja pas pune është zhvilluar si zakon. Këto ditë, shumë kompani moderne dhe startups po ofrojnë liri të të pirit në zyrat e punës. Tendenca më e fundit është ‘transportimi’ i mbledhjeve të tilla me një gotë përpara nga ambjentet e jashtme brenda në zyra. Krijimi i një hapësire të tillë ku ekipi juaj mund të konsumojë ndonjë pije, mund të ofrojë më shumë se atë që gjendet në gotë. Një privilegj i tillë demonstron besimin tënd ndaj ekipit tënd për marrjen e vendimeve të përgjegjshme. Një gjë e tillë tërheq talentet ndaj një ambjenti pune më autonom dhe inkurajon njerëzit të forcojnë lidhjet me anëtarët e ekipit.
Dhe për ata që nuk pijnë, ka opsione të kripura e të ëmbla…

embla-300x300

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0