Marketing i çuditshëm në Kinë. Merr si çmim një iPhone 6S duke depozituar...! - Business Magazine Albania

Marketing i çuditshëm në Kinë. Merr si çmim një iPhone 6S duke depozituar…!


Shefat e Marketing e kanë kuptuar. Çdo gjë që thotë Apple, tërheq vëmendje. Kësaj here ata po i përdorin pajisjet iPhone 6S si çmime për të gjeneruar dhurime në bankat e spermës.

 

Duke u përballur me pakësimin e dhuruesve të spermës, bankat kineze të spermës kanë hartuar një strategji të re: Ato po reklamojnë iPhone në këmbim të dhurimit.

Mbase më shumë se një iPhone. Në Kinë paguhesh për dhurimet e spermës një çmim mes 5000 juanë (785,68$ ) dhe 6000 juanë ( 942.82 $ ), shifër kjo që mjafton për të blerë një iPhone 6s të ri më 16GB. Çmimi që pritet të shitet kur të dalë në treg është 649 $.

 

Ndaj shumë banka të tilla po shpërndajnë fletushka dhe po publikojnë reklama në gazeta ku shfaqen dukshëm iPhone-t e rinj, me shpresë që të tërheqin vëmendjën e lexuesve me këtë formë.

Për shembull, Renji Hospital në Shanghai shpërndau një fletushkë dixhital në aplikacionin WeChat, ku ofronte 6000 juanë (942.82 $) për dhurime 40 ml, si edhe një kontroll mjekësor falas. Gjithashtu thekson se burrat mund të dhurojnë disa herë për një periudhë 6 mujore, pasi një ‘seancë dhurimi’ sjell si produkt diku tek 2-6 ml për njësi.

Ndërsa një bankë tjetër në Jiangsu ofron 5000 juanë (785.68$) për dhurimet duke treguar në reklamën e saj në gazetë se ka rritur çmimin nga 3500 juanë që ishte më parë.

Kerkohen-dhurues-reklama-gazeta-businessmag

Kërkohen dhurues sperme – Titulli i reklamës në gazetë

 

 

 

 

 

 

 

Më interesant dhe kreativ ishte një slogan marketing i një banke sperme në provincën e Hubei ku thuhej shprehimisht “Nuk ju nevojitet më të shisni një veshkë, për të blerë një iPhone 6S.

shitja-veshkes-iphone-businessmag-albania

 

“Shitja e Veshkës” i referohet rasteve ekstreme ndër të cilat mund të përmendet një djalë 17 vjeçar nga provinca e Huana në 2011, i cili dhuroi një nga veshkat e tij për të blerë pajisjë të Apple.

Të shesësh veshkën apo organe të trupit, është bërë si shprehje për të treguar përmasat e marrëzive që mund të arrijnë të bëjnë njerëzit për të pasur iPhone.

 

Megjithëse mund të duket diçka e lehtë, kjo procedurë ka vështirësitë e veta në termat e tërheqjes se parave. Kina ka rregulla strikte për bankat e spermës. Janë aktualisht vetëm 18 të liçencuara dhe kontrolli apo inspektimi i ‘materialit’ mund të kërkojë deri në 10 muaj kohë për tu sqaruar a është në gjendje të mirë për përdorim.

 

Artikulli origjinal ‘Donate sperm, get an iPhone 6S, Chinese marketers boast‘ u publikua së pari tek website Mashable.com. Artikulli u përkthye në shqip nga stafi i BusinessMag.al nën titullin “Marketing i çuditshëm në Kinë. Merr si çmim një iPhone 6S duke depozituar…!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0