Përmbajtja e lajmeve të “Facebook”-ut

Faqet e markave shpërndajnë çerekun e përmbajtjes së lajmeve të “Facebook”-ut


Afërsisht një e katërta e përmbajtjeve të lajmeve të Facebook-ut vijnë nga markat.

Një studim nga Socialbaker’s, një kompani  e specializuar për anketime të mediave sociale ,  ku morën pjesë mbi 900 përdoruesë të rrjetit social “Facebook” dhe 100,000 faqe,  zbuloi se 24-29 % e postimeve në një ‘news feed’ të një përdoruesi mesatar janë nga faqjet e organizatave, personave të famshëm ose figurave publike. 

Studimi tregoi gjithashtu se menaxherët e markave paguajnë vetëm për 10 % të postimeve të faqeve, ndërsa 3% e postimeve të tyre në facebook janë postime të sponsorizuara.

Kjo do të thotë se përmbajtja ende qëndron supreme: avantazhet e PR dhe Marketingut të cilat krijojnë dhe shpërndajnë elementë që kapin vëmendjen e fansave rrisin ndërveprimin online dhe shikimet.

Pavarësisht se 49% e përdoruesve të ‘Facebook’-ut dilnin nga rrjeti pasi shikonin katër poste, 15% qëndronin për të parë më shumë se 20 postime. Një përdorues mesatar Facebook-u do të shihte 12 postime para se të shkonte diku tjetër për të klikuar.

Të dhënat e studimit  tregojnë një “minierë ari” për t’u gërmuar:

“Këto të dhëna të fundit na tregojnë se media sociale është ende në hapat fillestare për sa i përket potencialit që përmbajnë,” thotë Jan Rezab, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Socialbaker’s.

Pavarësisht se profesionistët e PR kanë përfituar nga platformat e rrjeteve sociale nëpërmjet përpjekjeve ‘gazetareske’ të markave, Era Dixhitale ka rritur shanset për marrëdhëniet me median.

Në qershor të 2013-ës, markat merrnin më shumë “pëlqime”, komente dhe shpërndarje në Facebook, por tani mediat dhe faqet publikuese kanë rreth tri herë më shumë ndërveprime se sa faqet e markave.

Business Wire’s 2015 Media Survey zbuloi se më shume së 75 % duan t’i ndjekin lajmet e shkurtra dhe të shpejta të publikuara nga shtypi dhe 72 % duan rubrikën e ‘historive’. Rreth 69 % janë në kërkim të fakteve që e mbështesin një histori dhe më shumë së gjysma duan artikuj, burimi i të cilave është i besueshëm.

Avantazhet e mprehta të PR-it ofrojnë lajme dhe të reja interesante, por nga ana tjetër sigurohen që ajo që ofrojnë ato të jetë e rëndësishme.

Pavarësisht se të shpërndash historitë/lajmet e reporterëve nëpër mediat sociale do ju bënte një nder, bëni kujdes se për cilën media do e përdorni…rreth 18 % e të anketuarve thanë se do të donin t’i merrnin nga Twitter-i lajmet , dhe afërsisht 12 % e tyre i duan nëpërmjet rrjetit social “LinkedIn”, 74 % e tyre nuk duan t’i marrin nga asnjë kanal i mediave sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0