"Top 10" website-et më të mira për sipërmarrësit
Përditësuar së fundmi: 04/11/2015

“Top 10” website-et më të mira për sipërmarrësit

Share
nga Xhulia Vasili
Nën 04, 2015
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Për sipërmarrësit, koha është veçanërisht e çmuar. Çdo minutë e humbur është një shans i humbur për networking, për të rritur biznesin dhe padyshim për të fituar para.

Ka shumë website, që i ndihmojnë sipërmarrësit në përmirësimin dhe fuqizimin e biznesit të tyre. Por ka edhe nga ato faqe që nuk janë të rekomandueshme. Në këtë pikë si mund të kuptosh se cila prej tyre ia vlen të vizitohet? Megjithatë këtu ndodhet një renditje e 10 websiteve më të mira të rekomanduara nga portali i njohur për biznesin Inc.

1. ForEntrepreneurs.com

Titulli thotë gjithçka: kjo faqe është rezultat i viteve të eksperiencës së David Skok te Matrix Partners. I pajisur me master për të kompletuar backgroundin e tij, përqasja e Skok-ut ndaj teknikave të startupeve dhe modelimeve financiare është miqësore me përdoruesit e faqes. Gjithashtu ajo është e pasur me grafikë dhe ekuacione.

2. OneVest.com

Një nga faqet me reputacionin më të lartë për “crowdfunding”: këtu mund të mblidhni deri në 5 milionë dollarë maksimumi nga investitorë të afirmuar. Nëse “crowdfunding” bën pjesë edhe në strategjinë tuaj të startupit, mos ngurroni të vizitoni faqen.

3. AudienceBloom.com
Ju jeni një sipërmarrës, jo një guru e SEO-s (Search Engine Optimization) , kështu që lërjani aspektet teknike të prezencës suaj online karakteristikave të website-it. Për më tepër, vizitoni blogun për t’u përditësuar me termat e marketingut të internetit, SEO-ve, lexueshmërinë nga telefoni celular dhe pëlqimet.

4. Dutiee.com
Faqja u vjen në ndihmë bizneseve sociale. Ju mund të grumbulloni informacione pak nga pak se si mund të keni sukses si një organizatë jofitimprurëse dhe për mënyrat se si të inkorporoni konceptin e një biznesi social në çfarëdolloj sipërmarrjeje.

5. Quora.com
Kjo faqe nuk kërkon ‘tru’ për të fituar para. Disa nga sipërmarrësit më të njohur të industrisë së teknologjisë vizitojnë faqen për të shpërndarë informacione, duke e bërë një nga faqet më të besueshme ku mund të gjeni përgjigjie për pyetjet tuaja.

6. AngelList.com
Ëndërroni të gjeni një investitor nga ‘Angel’? Një produkt i Venture Hacks, kjo është platforma për kompanitë e reja për të thithur kapital nga investitorë të besuar; gjithashtu ka edhe karakteristika që ju minimizojnë tarifat ligjore.

7. EpicLaunch.com
Edhe pse ky website ka pasur në fokus sipërmarrësit në moshë të re, ai është i mbushur me burime për sipërmarrës të çdo moshe. Është një mjet fantastik për një të ri të botës së startupeve dhe ka dhënë prova që është një katalizator për ndëritmin e fondacioneve të fuqishme.

8. BusinessOwnersToolkit.com
Një guidë e thjeshtë me plot gojën. Ka zero risk që të humbni kohën këtu, mbledh mendjet më të respektuara, kështu që u bën apel të gjithë llojeve të sipërmarrësve. Nëse doni t’i shkoni gjërave mu në zemër, ky website është starti i duhur.

9. ChiCEO.com
E dizenjuar për sipërmarrëset femra, do të gjeni shumë materiale të shkarkueshme mes një bollëku të planeve të biznesit. Edhe pse në shënjestër të saj ka femrat, përmban burime për të dyja gjinitë.

10. AllBusiness.com
Ky website është i pasur më këshilla rreth çdo gjëje që ka nevojë të dijë një sipërmarrës. Nga etiketa e zyrës deri te marketingu në internet, është një stacion i preferuar i përditshëm për shumë pronarë të bizneseve të vogla.