Sipërmarrje
Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset anëtare nuk po pushojnë punonjës, por nuk mund të rezistojnë shumë
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka zhvilluar javës sw kaluar një anketim me një bazë të gjerë të anëtarëve të saj, për të matur ndikimin e COVID-19 në fuqinë punëtore. AmCham përfaqëson 224 kompani me një total prej 38,000 të punësuarish, të cilët raportuan 464 pushime nga puna, që përfaqësojnë 1.9% të fuqisë ekzistuese të punës.