Një CEO i ri në kompani nuk do të thotë se do të pushohesh nga puna - Business Magazine Albania

Një CEO i ri në kompani nuk do të thotë se do të pushohesh nga puna


Sapo një CEO i ri emërohet në një kompani, thashethemet fillojnë të qarkullojnë dhe stafi shqetësohet.

Gjëja e parë që u shkon punonjësve në mendje është: A do e humbas vendin e punës?

“Pushimet nga puna janë më shumë të lidhur me gjendjen e kompanisë dhe perspektivat e së ardhmes sesa me drejtorin ekzekutiv”, thotë Anthony Abbatiello drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Lidership dhe Sukses ‘Russell Reynolds’.

Sidoqoftë, shume punonjës mendojnë më të keqen sepse ata kanë parë raste kur punonjësve u është treguar dera sapo një CEO i ri ka ardhur në zyrë.

“Cdo kompani mund të gjendet në situata të ndryshme gjatë momenteve të caktuara”, thotë Jane Stevenson zv/presidenti i firmës konsulente Korn Ferry.

Një CEO i ri nuk nënkupton gjithmonë pushim nga puna. Një CEO i ri nënkupton më shumë punë, për ta bërë kompaninë të ecë përpara.

Duhet të jesh gati për disa ndryshime që do ndodhin me menaxherët 

Vlerësimet e CEO-s së ri do fillojnë gjithmonë nga lart.

Ata kanë nevojë për një skuadër ekzekutive e cila do punojë me ta dhe do jetë e gatshme të përdorë strategjitë e reja që janë planifikuar.

Prandaj ata do analizojnë përbërjen e skuadrës menaxheriale, aftësitë dhe kapacitetin e tyre për të parë sesi pikat e tyre të forta përputhen me pikat e forta të CEO-s. Në këtë mënyrë CEO-ja arrin të njohë skuadrën.

“Zakonisht ka zëvendësime nëpër pozicionet menaxheriale”, thotë Abbatiello.

Por është e pazakontë që një CEO i ri të pushojë të gjithë menaxherët që ndodhen në krye me një lëvizje të vetme”, sic thotë Tritton.

Në rast se shefi mendon që kompania është në rrezik dhe i duhet një strategji e re sa më shpejt, duhet të keni kujdes. “Nëse skuadra që keni ju shkakton pasiguri, këtë do e paguani herët a vonë”, thotë Stevenson.

Pushimet nga puna ndodhin kur kompania është rrëmujë

Kur situata ekonomike e një kompanie ose mjedisi kulturor i saj janë në gjendje të keqe, CEO-ja i ri e ka për detyrë ta rikthejë kompaninë në gjendjen e mëparshme. Kjo shpesh do të thotë shkurtime nga puna.

Kur një CEO i ri vjen nga jashtë kompanisë, punonjësit përpiqen të mësojnë sesi ka vepruar ai në kompanitë ku ka punuar më parë.

“Sjellja në të shkuarën është një tregues i mirë i sjelljes në të ardhmen”, thotë Stephen Miles, CEO i The Miles Group, një firmë këshillimore ekzekutive.

Kur një kompani përballet me problem ekonomike ose i duhet të ndryshojë strategji, CEO-s i duhet të shpëtojë veten. Kështu që ata janë të prirur të shkurtojnë vendet e punës, shton Miles.

A është vendi juaj i punës në rrezik?

Edhe kur situata ekonomike është mirë në kompani, ndryshimet mund të ndodhin. Pronari mund të kërkojë nga CEO-ja i ri të riformatojë biznesin për të ardhmen.

Ka shumë gjasa që ndryshimet të ndodhin në sektorët ku CEO mendon se do i sjellin fitim kompanisë në të ardhmen.

Kjo do të thotë shkurtime nga puna i atyre që nuk janë të dobishëm për strategjinë e re.

Lexo: 5 sipërmarrës shumë të suksesshëm, karriera e të cilëve u zhvillua në të 30-at e tyre

Punonjësit që kanë potenicalin për tu pushuar nga puna duhet të pyesin veten sesi është performanca e tyre në kompani. Pyesni veten “ A po punoj mjaftueshëm për të ardhmen e kompanisë apo jo?”, thotë Miles.

Sigurisht, shkurtimet në punë ndodhin në rastet kur kompani të ndryshme ofrojnë të njëjtin shërbim. Pra cilido qoftë pozicioni juaj, është më mirë të përqendroheni në atë cka kërkon e ardhmja.

“Siguria për vendin e punës ndërtohet duke krijuar aftësi të vlefshme për të ardhmen, jo vetëm duke punuar për të tashmen”, thotë Stevenson.

Melsena Danglli

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0