Nisma e kompanisë shqiptare, punëson dy të rinj me sindromën Down

Nisma e kompanisë shqiptare, punëson dy të rinj me sindromën Down


Fashion Group Albania, përfaqësuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” organizuar nga Grupi Balfin dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve. Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton t’i jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. T’i pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm” – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.  Lexo: Grupi Balfin planifikon të zgjerohet në tregun e Europës Juglindore

Grupi ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi, duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0