Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset anëtare nuk po pushojnë punonjës, por nuk mund të rezistojnë shumë - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë. Bizneset anëtare nuk po pushojnë punonjës, por nuk mund të rezistojnë shumë


Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka zhvilluar javës sw kaluar një anketim me një bazë të gjerë të anëtarëve të saj, për të matur ndikimin e COVID-19 në fuqinë punëtore. AmCham përfaqëson 224 kompani me një total prej 38,000 të punësuarish, të cilët raportuan 464 pushime nga puna, që përfaqësojnë 1.9% të fuqisë ekzistuese të punës.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë 175 kompani ose 78% e bazës së anëtarëve të AmCham morën pjesë në studim – një normë kjo jashtëzakonisht e lartë e përgjigjes – duke reflektuar shqetësimin e tyre gjatë krizës. Nga 175 kompani pjesëmarrëse, 30 kompani (17%) kanë zbatuar tashmë disa shkurtime pune gjatë periudhës Mars – Prill, ndërkohë një shumicë e madhe (83%) po i mban të gjithë punonjësit. Ndikimi ndryshon në varësi të sektorit, por një ndikim më të madh kanë sektorët e turizmit, ndërtimit, shërbimeve dhe transportit.

Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve deklaruan gatishmëri për të mbrojtur punonjësit, duke i parë ata si kapital i çmuar njerëzor. Anëtarët e AmCham konfirmuan se do t’i konsiderojnë pushimet nga puna vetëm si masë e fundit.

Por ndërkohë përfaqësuesit e kompanive shprehën shqetësimin për të ardhmen e afërt. Rreth 16 kompani të tjera (9%) po planifikojnë gjithsej 666 pushime nga puna (2.7%) në 2 muajt e ardhshëm, nëse situata nuk përmirësohet.

Lexo: COVID-19, SHBA i dhuron Shqipërisë 1.2 milionë dollarë

Nëse zbatohet, këto shkurtime do të rrisnin numrin e përgjithshëm të humbjeve të vendeve të punës për anëtarët e AmCham në rreth 4.6% të forcës së punës të kombinuar. Asnjë nga kompanitë nuk raportoi plane të menjëhershme për të deklaruar falimentim.

Dhoma e Amerikane e Tregtisë në Shqipëri tregon se ka qenë në komunikim të rregullt me anëtarët e saj për të identifikuar sfidat me të cilat përballen si rezultat i krizës COVID-19. Reagimet e anëtarëve kanë bërë që AmCham të bëjë rekomandime mbi politikat e Qeverisë Shqiptare. AmCham do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të nxjerrë përditësime periodike.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0