COVID-19,SHBA i dhuron Shqipërisë 1.2 milionë dollarë

COVID-19, SHBA i dhuron Shqipërisë 1.2 milionë dollarë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbështesin Shqipërinë për të përballuar pandeminë globale të COVID-19. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në “Twitter”, njofton se vendi që ajo përfaqëson do t’i dhurojë Shqipërisë 1.2 milionë dollarë.

Ajo shkruan se kjo shumë monetare do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, por edhe për të ndihmuar ekspertët e fushës në sektorin e shëndetësisë.

“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 arrin në 1.2 milionë dollarë, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë”, shkruan Yuri Kim, ndërsa publikon edhe njoftimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, që tregon vendet, që Amerika do të ndihmojë në kuadër të përballimit të pandemisë globale të COVID-19.

COVID-19.Ndihma është pjesë e përpjekjeve humanitare që po organizon SHBA si përgjigje ndaj pandemisë së COVID-19 në të gjithë botën.

USAID, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, ka caktuar rreth 508 milionë dollarë në total, të cilat do të jepen në formën e ndihmave humanitare dhe ekonomike nëpërmjet OJQ-ve, që po ndihmojnë komunitetet e ndryshme në të gjithë botën.

200 milionë dollarë do të përdoren për të ndihmuar sistemet shëndetësore, 195 milionë do të jepen me ndihma humanitare, dhe 50 milionë për Fondin e Mbështetjes Ekonomike, që ndihmon qeveritë dhe OJQ-të në 100 vende të rrezikuara nga pandemia.

Nga vendet e BE-së, SHBA-të i ofrojnë 50 milionë dollarë Italisë, nga 500 mijë dollarë Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe 800 mijë Rumanisë.

Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë caktuar nga 1.2 dhe 1.1 milionë dollarë, përveç Malit të Zi, që do të ndihmohet me 300 mijë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0