Dëshironi të punësoni një Drejtues të Mirë? Bëni vetëm këto tre pyetje

Dëshironi të punësoni një Drejtues të Mirë? Bëni vetëm këto tre pyetje


Në mënyrë që të krijoni një ekip udhëheqësish për organizatën tuaj, ju duhet të jeni në gjendje të identifikoni cilësitë e një udhëheqësi të mirë. Kohët e fundit, në Konferencën Wharton People Analytics në Philadelphia, CEO i General Motors dhe ish-shefi i HR Mary Barra ndau cilësitë kryesore që ajo ka mësuar për t’u bërë një udhëheqëse efektive: integritetin, një mentalitet bashkëpunues, aftësinë për të ndikuar tek të tjerët, aftësinë teknike dhe pasionin.

Por, përtej këtyre tipareve, ajo gjithashtu tregoi se si i identifikon këto tipare në një udhëheqës të ardhshëm në shoqërinë e saj.

Lexo: 5 këshilla për sukses nga liderët në Davos

Gjatë intervistave, Mary Barra iu shtron kandidatëve vetëm tre pyetje. Së pari, ajo u kërkon kandidatëve të thonë 3 cilësitë që do të përdornin bashkëmoshatarët e tyre për t’i përshkruar ata. Pastaj, ajo pyet kandidatët se si menaxherët e tyre do t’i përshkruanin ata me tre cilësi. Më në fund, ajo u kërkon kandidatëve të ndajnë tre cilësitë që do të përdornin ish-kolegët e tyre për t’i përshkruar ata.

Ndërsa kandidatët mund të mendojnë se duhet të ndryshojnë përgjigjen e tyre për secilën pyetje, Mary Barra në të vërtetë po kërkon të kundërtën, ajo dëshiron që të tre mbiemrat që përdorin në çdo përgjigje të jenë pothuajse të njëjta.

Pse?

Siç është raportuar nga Quartz, Mary Barra ka sqaruar: “Nëse jeni duke i punësuar për integritetin që punonjësit zotërojnë, ju nuk dëshironi që njerëzit të menaxhojnë ndryshe, por ju dëshironi që njerëzit të punojnë njësoj si me bashkëmoshatarët dhe eprorët ashtu siç bëjnë vartësit e tyre “.

Lexo: Pse bizneset duhet të marrin parasysh këshillat e Elon Musk për punësimin

Sipas Barra, kur drejtuesit janë konsistentë në qasjen e tyre, është fuqizuese për ekipet e tyre, duke mundësuar kështu punë më të mirë dhe duke i bërë ata drejtues më të mirë.

Herën tjetër që do të punësoni një rol udhëheqës, merrni parasysh këtë dhe metodat e tjera për të provuar qëndrime dhe sjellje të vazhdueshme në kontekste të ndryshme. Kjo do t’ju ndihmojë të ndërtoni një ekip udhëheqës që përcaktohet nga integriteti, bashkëpunimi, ndikimi i fortë, aftësia dhe pasioni.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0