Pse bizneset duhet të marrin parasysh këshillat e Elon Musk për punësimin

Pse bizneset duhet të marrin parasysh këshillat e Elon Musk për punësimin


Elon Musk ka qenë prej kohësh një nga mendimtarët më të shquar në botën e teknologjisë. Komentet e tij në Twitter motivojnë drejtuesit që të mendojnë si ai. “Ju nuk duhet të befasoheni kur një ditë të humbisni talentin tuaj”, thotë Musk.

Në postimet në Twitter Musk tha, se “Tesla po kërkon të punësojë njerëz që mund të ndihmojnë kompaninë të përmirësojë teknologjinë e inteligjencës artificiale”. Ai tha, se njerëzit do të kishin kontakt të lehtë me të. Ai madje premtoi një festë në shtëpinë e tij për kandidatët e suksesshëm. Musk u bëri thirrje të aplikonin të gjithëve, me çfarëdolloj arsimi”.

Lexo: “Mos bëj si i zgjuar”. Ja këshilla më e mirë nga Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson

Ai nuk kërkon domosdoshmërisht një kandidat që ka një doktoraturë, por edhe kandidat që ka vetëm shkollën e mesme. Gjithçka që ai vërtetë dëshiron, sipas postimit që të bërë në Twitter, është dikush me “njohuri të thella” në inteligjencën artificiale.

Këtë postimi shefi i Teslas, Elon Musk e ka bërë edhe më parë. Ai fokusohet më shumë te personat që mund të bëjnë punë të mira, sesa te ata që kanë një arsimim.  Kjo është diçka që shpesh anashkalohet nga disa ndërmarrje, të cilat harxhojnë shumë kohë duke analizuar arsimin e një personi dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të analizuar nëse personi në të vërtetë ka aftësinë të bëjë punën e duhur.

Në këtë artikull nuk po hedhim poshtë rëndësinë e arsimimit. Dhe sigurisht ata që fitojnë diploma të avancuara në institucionet prestigjioze meritojnë të konsiderohen për punë të larta. Por, në një botë ku kodifikimi mund të mësohet pa arsimim zyrtar dhe disa njerëz të thjeshtë nuk kanë mundësi të shkojnë në kolegje dhe universitete me çmime të larta, duhet të ketë më shumë drejtues si Musk, duke u bërë thirrje të gjithëve që të aplikojnë.

Lexo: 4 hapa për të rritur biznesin tuaj tani

Ky artikull vlen për ato kompani teknologjike, të cilat duhet t’i konsiderojnë kandidatët që kanë talent, jo vetëm ata që kanë një diplomë.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0