4 hapa për të rritur biznesin tuaj tani

4 hapa për të rritur biznesin tuaj tani



Sfida e rritjes së një biznesi është e ngjashme me vështirësitë e humbjes së peshës. “Ȅshtë diçka që unë e kuptova pasi rrita biznesin tim të parë, një sipërmarrje konsulence për fitnes”, tha Aden Minneapolis, themelues i  Born Fitnes. Çdo vit ne vendosim qëllime, fillojmë fuqishëm, zhgënjehemi dhe më pas shohim se kemi humbur përqëndrimin.

Për të siguruar që nuk përballeni me të njëjtat pyetje këtë vit, ndiqni këtë plan me 4 hapa për të përshtatur biznesin tuaj, qartësuar dhe për të nxitur rritjen e biznesit tuaj.

Lexo: 3 mënyra për të siguruar publicitet falas për biznesin tuaj

Hapi 1: Jepuni rëndësi qëllimeve tuaja kryesore:

Udhëheqësit e mëdhenj nuk duhet të shqetësohen nëse duken mirë apo jo dhe të përqëndrojnë energjitë në arritjen e qëllimeve parësore. Paraqisni përparësitë tuaja më të mëdha dhe më pas shqyrtoni se ku jeni dhe se ku po kalon ekipi juaj pjesën më të madhe të kohës. A përputhen këto me qëllimet tuaja kryesore?

Hapi 2: Përforconi pikat tuaja të forta:

Kur rivlerësoni biznesin tuaj, gjëja e parë që ju vjen në mendje është që të përqendroheni në dobësitë tuaja. Por kjo jo gjithmonë mund të jetë mënyra më e mirë. Në vend të kësaj, shikoni çfarë po bëni më mirë. A ekziston një mundësi për t’u rritur edhe më shumë duke u përqëndruar aty ku tashmë keni sukses? Shpesh, klientët tuaj aktualë kanë në dorë çelësin për rritjen tuaj të ardhshme.

Hapi 3: Mos i shmangni pikat e dobëta:

Çdo biznes ka dobësi dhe udhëheqësit shpesh ndihen të detyruar t’i shmangin ato. Por, kjo nuk është gjithmonë lëvizja e duhur.

Ju nuk mund të bëni gjithçka menjëherë. Rritja më pas mund të bllokohet në disa fusha të tjera. Kjo do të thotë të vendosni energjinë tuaj në pikat tuaja të forta. Nëse nuk po e pengojnë biznesin tuaj të ecë përpara, përdorimi i kohës ose parave tuaja mund të jetë në fushën e duhur.

Lexo: 7 Trendet e marketingut për kompanitë e vogla

Hapi 4: Mos u trembni nga dështimi:

Themeluesit janë tunduar të bëjnë gjëra të sigurta, nga frika e dështimit. Ȅshtë logjike: Biznesi është i vështirë, dhe dështimi është i mundur! Por mendoni për këtë në këtë mënyrë: Edhe kur jeni në rrugë të sigurt, shanset janë ende kundër jush. Kur merrni rreziqe më të mëdha, shanset janë të larta dhe shpërblimet janë më të larta.

Për sa kohë që jeni të përgjegjshëm financiarisht, ju mund të jeni të guximshëm. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes mundësi më të larta suksesi.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0