7 Trendet e marketingut për kompanitë e vogla

7 Trendet e marketingut për kompanitë e vogla


Cilat janë tendencat e marketingut që ndikojnë në biznesin e vogël? Më poshtë janë 7 tendencat nga ekonomistë e sipërmarrës si Laura Goldberg, Ben Gold dhe Cory Treffiletti.

Trendi 1: Bizneset e rrugës kryesore do të rilindin. Laura Goldberg, ekonomiste në kompaninë Kabbage.

“Të shtyrë nga dëshira për të shmangur teknologjitë, shumë janë kthyer në traditat më të vjetra, për të bërë detyra të përhershme. Nuk ka asnjë model apo algoritëm që mundëson prerjen e flokëve tuaja, ose të garantojë tulipanë për martesën e vajzës suaj në dimër. Marrëdhëniet e forta dhe, dhe për më tepër, personalizimi, janë thelbësore në biznes dhe janë parësore në shërbimin ndaj klientit.

Bizneset e vogla lokale do të rilindin në të ardhme, për shkak të teknologjisë dhe pavarësisht marketingut”.

Lexo: 7 trendet e marketingut dhe mediave sociale për 2020

Trendi 2: Do të ketë më pak besim tek kompanitë e mëdha të teknologjisë përsa i përket rritjes. Ben Gold, President në QuickBridge.

“Bizneset e vogla, të bazuara në tregtinë online, do të zhvendosin fokusin nga gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Google. Këto do ecin në rrugën e tyre me ndihmën e partnerëve më të vegjël, të cilët ofrojnë më shumë kontroll mbi markën, marrëdhëniet me klientët dhe plotësimin e kërkesës”.

Trendi 3: Tregtarët do të mbështeten më pak në të dhëna dhe më shumë në tregime. Cory Treffiletti, Shef Global i Demand Gen, Webex.com dhe Cisco Collaboration.

“10 vitet e kaluara, bizneset e vogla janë përqëndruar në përdorimin e të dhënave për indentifikimin dhe ndarjen e audiencës. Megjithatë, shumë premtime të tregtarëve, bazuar nga të dhënat, nuk janë realizuar. Bizneset më të vogla kanë buxhete më të vogla dhe si rezultat do të shpenzojnë më pak për taktikat e marketingut që udhëhiqen nga të dhënat.
Ata do të shpenzojnë më shumë nga koha dhe burimet e tyre në zhvillimin e tregimeve që shkon tek audienca dhe përzgjedh njerëzit me interes për kompaninë”.

Trendi 4: Nismat personale do të bëhen biznese të vërteta. Laura Goldberg, ekonomiste në Kabbage.

“Iniciativat personale do të bëhen më të spikatura tek gjeneratat e reja, duke filluar që në vitet e adoleshencës. Që sot njerëzit energjikë nuk janë aq të mahnitur nga një punë në zyrë. Kjo sfidon bizneset që zhvillohen në zyrë. Në të ardhmen, ne do të shohim një numër më të madh biznesesh të nisur nga nismat personale. Teknologjia po lehtëson jashtëzakonisht shumë fillimin dhe ndërtimin e një biznesi, dhe si rezultat, ne do të shohim shumë njerëz që ndërmarrin nisma”.

Trendi 5: Rritje e vlerës së qëndrueshme në vend të rritjes së thjeshtë të biznesit. Ben Gold, President në QuickBridge.

“Në ndryshim nga rritja e shpejtë e mbingarkuara, që shihen gjatë dekadës së fundit, bizneset e vogla dhe startup-et do të zhvendosen drejt përfitimeve të qëndrueshme. Rezultati do të jetë rritja e sipërmarrjes duke u përqëndruar në duart e pronarit të biznesit të vogël”.

Trendi 6: Do kenë në fokus inovacionin. Cory Treffiletti, Shef Global i Demand Gen, Webex.com dhe Cisco Collaboration.

“AI po zhvillon veten dhe gjithë ekonominë e jetën e përditshme duke ndikuar pozitivisht edhe tek sipërmarrjet e vogla. Pronarët e bizneseve po gjejnë mënyra për të automatizuar detyra të thjeshta si shënime takimesh, planifikim kalendarike, etj. Ndërsa AI fillon t’i zgjidhë lehtësisht këto detyra të thjeshta, pronari i biznesit të vogël, ka më shumë kohë në dispozicion të përqendrohet në bashkëpunimin dhe zhvillimin e ideve që shtyjnë biznesin përpara. Ky lloj inovacioni siguron përdorim më të mirë të kohës dhe krijon fluks të ri të të ardhurave, marzhe më të larta dhe një peizazh të përgjithshëm më të mirë të biznesit”.

Lexo: Strategjitë e marketingut që duhet të përdorë një startup për të arritur sukses

Trendi 7: Biznesi i vogël do të mbështetet në metodat e pagesës dixhitale. Cory Treffiletti, Shef Global i Demand Gen, Webex.com dhe Cisco Collaboration.

“Më shumë biznese të vogla po shkojnë direkt tek konsumatori duke shitur online. Edhe ata me një magazine po zbulojnë se metodat e pagesës dixhitale janë të zakonshme. Ndaj klienti mund të vijë pa para edhe në dyqan, duke mos pasur më nevojë të menaxhoni paratë e dorës, një barrë e përditshme dhe ditore e administrimit të monedhës fizike. Ekosistemet digjitale për pagesa dhe menaxhim janë më të përballueshme dhe patjetër më të përshtatshme”.

Burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0