Konsiderojini këto pesë strategji për të promovuar biznesin tuaj dhe për të gjeneruar më shumë shitje.
Dërgo email-e
Kjo është një strategji e rëndësishme për të tërhequr klientë për startup-in tuaj pa kosto. Mjafton të siguroni adresat e email të klientëve dhe në këtë mënyrë mund t’ju dërgoni email-e për të promovuar startup-in tuaj. Nëse keni një website për startup-in, përgatisni gjithashtu një newsletter me formularin e regjistrimit në të. Çelësi është që email-et tuaja nuk duhet të kenë përmbajtje komerciale, por duhen të jenë të ndryshme me materiale plotësusese si guida, artikuj Si të…, video dhe grafika informuese. Nëse dërgoni vetëm email-e reklamuese, njerëzit nuk do të duan të marrin më newsleter-in tuaj.
Sponsorizo një event
Pronarët e bizneseve mund të sponsorizojnë evente që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe atë çfarë ata ofrojnë. Nëse startup-i juaj është një aplikacion për shëndetin apo mirëqenien, ju mund të sponsorizoni maratona dhe gara vrapi 5 km apo 10 km. Nëse startup-i juaj shet software anti-virus, ndoshta ju mund të sponsorizoni evente për sigurinë kibernetike apo teknologjinë e informacionit (IT).
Nis një blog
Blogging është një strategji e fuqishme që mund të ndihmojë startup-in tuaj të arrijë audiencën e kërkuar. Bizneset që kanë një blog gjenerojnë 126% më shumë vëmendje sesa konkurrentët e tjerë që nuk kanë blogje. Me një blog, ju mund të tërhiqni më shumë trafik organik në faqen tuaj. Sekreti për krijimin e një blogu efektiv është publikimi i përmbajtjeve që audienca juaj dëshiron të lexojë. Nëse përmbajtja është e vlefshme dhe ja vlen të lexohet, motorri i kërkimit do t’ju shpërblejë duke e renditur blogun tuaj të parin në rezultatet e kërkimit. Në këtë mënyrë më shumë vizitorë do të drejtohen në faqe.
Lexo: 7 trendet e marketingut dhe mediave sociale për 2020
Posto në Mediat Sociale
Statistikat tregojnë se më shumë se 2.4 miliardë njerëz i përdorin rrjetet sociale, ndaj është e rëndësishme ta përdorni këtë kanal në marketimin e startup-it tuaj. Kur prezenca e biznesit tuaj në rrjetet sociale rritet, më shumë njerëz do ta shohin dhe do ta njohin atë. Gjithashtu më Facebook Ads, ju mund të krijoni reklama që shfaqen në profilin e përdoruesve.
Përdor reklamat me pagesë të kërkimit
Kërkimi i paguar është bërë një kanal shumë i përhapur për startup-et. Ai i lejon pronarët e bizneseve të blejnë trafik të targetuar nga motorët e kërkimit si Google dhe Bing. Google AdWords dhe Bing Ads janë dy nga rrjetet më të mira të kërkimit, të cilët mundësojnë targetimin me fjalë kyçe me metodë pagese lekë-për-klikim. Duke përdorur njërën nga këto rrjete, mund të krijoni reklama me porosi për startup-in tuaj të cilat do të shfaqen në rezultatet e kërkimit kur dikush kërkon për një fjalë kyçe që lidhet me biznesin tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto