5 këshilla për sukses nga liderët në Davos

5 këshilla për sukses nga liderët në Davos


World Economic Forum i cili mbahet cdo vit në Davos të Zvicrës, krerët e shtetit, drejtuesit e bizneseve dhe madje dhe personazhet televizive përcjellin fjalë dhe këshilla të mencura.

Fjalët e tyre drejtoheshin të gjitha me qëllimin dhe dëshirën për të frymëzuar botën e liderave të së ardhmes, për të pasur sukses.

Ja 5 ndër këshillat më të mira të dhëna këtë vit në Davos:

  1. Punësoni dhe fuqëzoni gruan.

Si gratë ashtu edhe burrat e prekën këtë temë diskutimi gjatë kësaj jave në Davos. Që nga aktivisti Malala Yousafzai e deri te themeluesi i Alibaba, Jack Ma.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, u shpreh se gratë përballen me një numër të madh pengesash në karrieren e tyre drejt suksesit dhe se ti japësh të dyja gjinive të njëjtën pagë pa dallim, është një hap i rëndësishëm drejt barazisë. Gratë bëjnë më tepër punë me kohë të pjesshme apo punë të papaguar në raport me burrat dhe punëdhënësit duhet ta marrin në konsideratë këtë kur gjenden përballe femrave që kërkojnë punë.

‘’Po flas për punësimin, promovimin dhe besimin qe duhet ti jepet gruas’’ tha Trudeau. ‘’Jo sepse është gjëja e duhur për tu bërë,apo gjëja e mirë për tu bërë, por sepse është gjëja më e zgjuar per tu bërë’’.

  1. Përgatituni për një botë të automatizuar.

Robotët mund të zëvëndësojnë 800 milion punë deri në vitin 2030, sipas McKinsey Global Institute. ‘’Cdo gjë e cila është rutinë apo e persëritur do të automatizohet’’ tha Minouche Shafi, drejtues i London School of Economics, gjatë një diskutimi të quajtur ‘’Te Ruash Globalizimin Ekonomik nga Vetvetja’’

‘’Nëse nuk e ndryshojmë mënyrën tonë të të mësuarit, 30 vite nga tani, do të jemi në probleme të mëdha’’ , tha Jack Ma në Davos. Ai tha gjithashtu: ‘’Nëse nuk do të humbësh shpejt, duhet të kesh një inteligjencë të lartë dhe nese do të respektohesh duhet të kesh gjithashtu një inteligjencë emocionale të lartë’’.

  1. Nuk ka kurrë ‘’një rrugë të shtruar drejt suksesit’’.

Ndjekja e një karriere muzikale, e ka cuar Elton John të ketë ‘’një gëzim material dhe shpirtëror përtej ëndrrave të tij më të cmendura’’, ka shkruar ai vetë në një ese të publikuar në Davos.

’Por sapo i arrita këto objektiva, fillova ti humb ato dhe akoma më keq, fillova të humb veten’’ vazhdoi ai. ‘’Humaniteti im filloi të zhdukej nën tepricën e drogave dhe alkoolit. Fama e cila në fillim duket si një bekim, shpejt kuptohet se është një mallkim. Kam frikë se reagova shumë keq. U bëra një person egoist, i përqëndruar te vetja dhe i larguar nga gjithcka’’.

John doli nga kjo periudhë pasi takoi një person të quajtur Ryan White, i cili vuante nga sëmundja AIDS, si dhe nënën e tij Jeanne.

‘’Aftësia e tyre për tu perballur me problemet reale më ndihmoi të ktheja jetën time në drejtimin e duhur’’ shkruan John. ‘’Ryan White ishte shkëndija që më ndihmoi të rekuperoja nga varësite e mija.’’

Artisti mori një Crystal Award në Davos për punën e tij në luftën kundër HIV/AIDS përmes fondacionit të tij.

‘’Nuk ka kurrë një rrugë të shtruar drejt suksesit’’ shkruajti John, ‘’dhe nuk kishte as për mua’’.

      4. Punoni të bashkuar.

Në një fjalim politik, Kancelarja gjermane Angela Merkel foli kundër politikave proteksioniste. Por argumentat e saj janë të aplikueshme në një mënyrë globale dhe në cdo fushë.

‘’Të mbyllim dhe të izolojmë veten është dicka që nuk do të na cojë kurrë drejt një të ardhmeje të mirë’’, paralajmëroi ajo. ‘’Keni nevojë gjithashtu për bashkëpunim me fqinjët tuaj, keni nevojë për marrëveshje të mira, marrëveshje të vlefshme të cilat të respektohen’’.

  1. Mësoni nga dështimet.

‘’Të studiosh rrugët që të tjerët kanë ndjekur, është një mënyrë për të pasur sukses, por nuk është mënyra e vetme dhe as mënyra më e mirë’’, argumentoi Jack Ma në fjalimin e tij në Davos.

‘’Mendoj se për të qënë i suksesshëm, duhet të mësosh nga dështimet e të tjerëve dhe jo nga historitë e suksesit’’ tha Ma. ‘’Libri që dua të shkruaj është: ‘’Alibaba, 1001 gabime’’.

burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0