4 pyetje në intervistë që ju ndihmojnë të punësoni njeriun e duhur - Business Magazine Albania

4 pyetje në intervistë që ju ndihmojnë të punësoni njeriun e duhur


Para se të punësoni dikë, gjithmonë mendoni se çfarë pyetjesh do t’u bëni gjatë intervistës, ose mendoni të pyesni mbi eksperiencat e kaluara të të intervistuarit.

Problemi është se pyetjet e zakonshme nuk janë githmonë të duhurat.

Në bizneset e vogla ose nëpër startup-e puna është gjithmonë në ndryshim dhe përmirësim. Prandaj pyetjet nuk duhet të fokusohen në eksperiencat e kaluara. Intervistuesi duhet të fokusohet në diçka shumë të rëndësishme: si është kandidati në vetvete, si individ.

Shkurtimisht, për të gjetur personin e duhur ju duhet të zbuloni sesa i aftë do jetë personi të përballet me sfidat dhe problemet e punës që do bëjë.

Është e vështirë të njohësh dikë vetëm përmes një interviste. Wshtë akoma më e vështirë, kur personi që po intervistoni jep përgjigjet që mendon se ju doni të dëgjoni.

Janë të rrallë kandidatët e ndershëm, të cilët mund ta pranojnë me ndërgjegjie nëse janë të aftë ose jo për një vend pune.

Pra, çfarë duhet të bëni për të qenë të sigurt se do punësoni kandidatin e duhur?

Më poshtë po listojmë 4 pyetje kritike, të cilat duhet t’i bëni në çdo intervistë:

Pyetja 1: Cila është gjëja që di të bësh më mirë?

Pse duhet ta bëni këtë pyetje: Do mësoni se çfarë e mban këtë person të motivuar intelektualisht. Kjo është shumë e rëndësishme: Nëse doni që skuadra juaj të jetë energjike dhe e motivuar për të hedhur hapa të tjerë, ata duhen sfiduar në mënyrën e duhur. Është mënyra e vetme sesi mund të siguroheni që punonjësit tuaj janë pikërisht siç ju kanë thënë.

Pasi të mësoni përgjigjen e kësaj pyetjeje, do jetë më e lehtë të vendosni nëse i intervistuari është apo jo kandidati i duhur që do përzgjidhni.

Pyetja 2: Çfarë ju bën të ndjeheni të përmbushur?

Pse duhet ta bëni këtë pyetje: Secili dëshiron që punonjësit e tij të kërcejnë nga krevati dhe të shkojnë me vrap në punë. Nga buron kjo energji e pashtershme? Përgjigja është motivimi i brendshëm, ai lloj motivimi që buron brenda nesh dhe nuk mund të blihet me dhurata ose para. Ajo vjen nga dëshira që ka njeriu për të lënë impakt tek të tjerët.

Kur dikush ju tregon se cilat gjëra kanë rëndësi për të, ju do e kuptoni direkt nëse ata do linin impaktin e duhur në vendin e punës. Nëse ata janë njerëz të famshëm, ata do mund tju tregojnë sesi do i realizojnë qëllimet e tyre në biznesin tuaj. Kjo është ajo që ju po kërkoni. Nëse keni njerëz të motivuar së brendshmi, skuadra juaj është e pandalshme.

Pyetja 3: A mendoni se ky pozicion përshtatet me ju dhe me atë që kërkoni për të qenë të angazhuar?

Pse duhet ta bëni këtë pyetje: kjo pyetje do e shtyjë personin përballë jush, të thotë pse mendon se i përshtatet ose jo ky pozicion. Kur dikush është i bindur që kjo punë është për të, ata do tregohen shumë entuziastë dhe do t’ua shpjegojnë me detaje pse e duan këtë vend pune.

Dëgjoni sesi kandidati do flasë për vetbesimin, ndershmërinë, ashtu siç do flasë për pikat e dobëta dhe sfidat që mendon se do hasë gjatë punës. Nëse ata mund t’jua thonë të gjitha këto, keni përballë kandidatin e duhur.

Pyetja 4: Cilat janë vlerat tuaja, Çfarë normash keni?

Pse duhet ta bëni këtë pyetje: Kjo pyetje e lejon kandidatin të tregojë pa ndrojtje sesi sillet në punë. Gjithashtu kjo ju lë të kuptoni nëse kandidati ka bërë kërkime për biznesin tuaj. Pra, kandidati tregon që ka vlera dhe norma kulturore.

Ata do t’ju thonë sesi vlerat e tyre përshtaten me misionin e kompanisë. Sigurisht, ju duhet të përpiqeni të punësoni njerëz nga background-e të ndryshme. Kërkoni për ata që mendojnë ndryshe nga ju. Por, është e rëndësishme që të gjithë të kenë të njëjtat qëllime dhe vlera. Kjo ofron një ambient të rehatshëm.

Nëse bëni këto katër pyetje, pasi të mbarojë intervista, do keni njohur vetbesimin e kandidatëve, nëse ata vërtetë janë kërkues dhe nëse ata përshtaten me mjedisin e kompanisë tuaj. Nëse i dini këto, jeni thuajse gati për të punësuar personin e duhur.

Melsena Danglli

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0