Covid-19, virusi që “gjunjëzoi” qiellin


Si një nga industritë më të mëdha globale, aviacioni civil është natyrisht tepër i ndjeshëm ndaj faktorëve të ndryshëm globalë. Mësimet e nxjerra nga kriza të dekadave të mëparshme kanë treguar vulnerabilitetin e trafikut ajror në krizat ekonomike. Shembulli i këtij ndikimi është Recesioni Ekonomik 2007-2010.

Me përhapjen e shpejt të virusit COVID-19, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme impaktin ekonomik në aviacionin civil. Në analizën e vlerësimit mbi impaktin ekonomik në aviacionin civil organizata botërore parashikoi 3 skenarë të mundshëm:

Baseline: Parashikimi i planifikuar mbi rezultatet e vitit të kaluar, pa shpërthimin e virusit.

Skenari I – “Mild”: ulje e lehtë e kapaciteteve

Skenari II – “Severe”- ulje drastike e kapaciteteve.

Sot aviacioni civil botëror është duke u përballur me skenarin e tretë. Nuk është surprizë që industria që u godit më rënd nga Covid-19 është njëkohësisht përgjegjëse për përhapjen e tij në të gjithë botën. Shpejtësia e pikiatës së kompanive ajrore është e jashtëzakonshme.

Në më pak se 2 muaj, perspektivat e industrisë në pjesën më të madhe të botës kanë marrë një kthesë dramatike për keq. Shumica e kompanive ajrore kanë anuluar fluturimet. Me ndërprerjen e tyre kanë filluar shkurtimin e stafit, p.sh SAS ka shkurtuar 90% të forcës punëtore dhe KLM tha se në muajt e ardhshëm do të shkurtojë 2000 vende pune. Kompanitë kanë hyrë në bisedime me qeveritë. Ato po afrojnë asistencën e tyre dhe po ndërmarrin masa stimuluese për lehtësimin e taksave, tarifave dhe ndarjes së slotave.

Të dhënat e fundit, të nxjerra nga faqja zyrtare e EuroControllit tregojnë për një rënie afro 45% të trafikut në nivel botëror. Italia shënon një rënie drastike me rreth 85.8% të trafikut. Vendi ynë renditet ndër 15 vendet e para të prekura më shumë. Rënia arrin shifrën e rreth 53.3% lidhur ngushtësisht kjo me mbylljen e flutrimeve me Italinë, me të cilën Shqipëria ka rreth 70% të trafikut.

“Këto janë kohë të jashtëzakonshme”- tha Alkexandre de Juniac, Drejtor i Përgjithshëm i IATA’s

Konteksti ekonomik referuar industrive të lidhura

Aviacioni siguron një rrjet transporti mbarëkombëtar, i cili është esencial për biznesin global. Kjo industri gjeneron rritje ekonomike, krijon vende pune dhe facilitete të domosdoshme për tregtinë ndërkombëtare dhe turizmin. Industria e transportit ajror siguron 65.5 milionë vende pune në botë në mënyre direkte, të  lidhura këto me kompanitë  ajrore, shërbimet e navigimit ajror, prodhimi i avionëve dhe sistemeve inxhinierike.

55.3 milionë vende punë janë të lidhur indirekt me aviacionin. Një nga industritë e lidhura ngushtësisht me aviacionin është turizmi. Mes mbështetjes së turizimit, transporti ajror gjeneron rritje ekonomike dhe zbut varfërinë.  Nga 1.4 miliardë turistë që kalojnë kufijtë në një vit, më shumë se gjysma e tyre përdorin transportin ajror.

Trafiku ajror i pasagjerëve dhe mallrave pritej të dyfishohet në dy dekadat e ardhshme. Megjithatë në këto kohë të vështira sfidë mbetet vetëm kthimi në normalitet. Aviacioni civil mes sfidash do të vazhdojë të jetë lidhësi kryesor i njerëzve, kulturave dhe bizneseve në të gjithë botën duke siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike dhe sociale.

centerforaviation

Economist

Eurocontrol

 

 

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale