Blerta Doçi, mësuesja që ka ngritur disa biznese - Business Magazine Albania

Blerta Doçi, mësuesja që ka ngritur disa biznese


Blerta Doçi është 29 vjeç, me origjinë nga Peshkopia dhe ka mbaruar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, duke ndjekur më pas studimet e larta pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Në përfundim të tij nisi një tjetër fakultet për degën Gjeografi. Ka punuar si mësuese në gjimnaze të ndryshme të Tiranës dhe aktualisht ka nën administrim dhe një qendër kursesh për gjuhë të huaja, ku punon edhe vetë, të quajtur “Green Centre”. Muajt e fundit ajo është angazhuar në themelimin dhe krijimin e agjencisë turistike Green Travel & Tours ku shihet qartë që i ka vendosur emrin e saj.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Blerta – ngjyrë e blertë që në anglisht thuhet Green. Veç kësaj agjencia mban këtë emër pasi ngjyra jeshile transmeton qetësi, paqe, optimizëm, pozitivitet dhe dritë jeshile. Ajo zotëron 3 gjuhë të huaja dhe njeh shumë mirë historinë dhe gjeografinë, prandaj dhe ka nisur Green Travel & Tours. Blerta ka pasur gjithmonë pasion udhëtimet dhe komunikimin me njerëz të ndryshëm. I pëlqen të flasë për kulturën, natyrën dhe historinë. Ajo pëlqen sportet, bën shumë hiking dhe zgjedh destinacione që përmbajnë edhe sporte të tilla si climbing, running & walking, skiing, swimming, sailing etj. Motoja e asgjensisë është “Travel to live, live to travel”.

Ne si BusinessMag e takuam këtë vajzë me pasion dhe talent të madh dhe zhvilluam një intervistë me të.

 

Ka një nismë interesante themelimi i GreenTravel & Tours? Mund të na tregoni më tepër?

Green Travel & Tours është një agjenci relativisht e re në treg dhe sigurisht me ideologji të re. Në këtë agjenci ne nuk përqëndrohemi vetëm në shitje biletash avioni, trageti apo autobusi me çmime konkurruese, por përpilojmë programe të reja vazhdimisht mbi turet brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Zanafilla e kësaj qe pikërisht arsimimi në këtë fushë i të gjithë pjesëtarëve të stafit tonë. Ishim shokë klase tek Fakulteti i Gjeografisë. Më pas në master ishim profili ‘Guidë Turistike’, gjë që solli motivimin kryesor drejt përfshirjes në turizëm. Pasi kishim përvetësuar të gjitha metodat dhe mënyrat e krijimit dhe menaxhimit të turizmit, vendosëm që bashkarisht të vinim në praktikë idenë tonë.

Stafi ynë përbëhet nga individë të kualifikuar, korrektë dhe jashtëzakonisht kreativë e të motivuar për punën. Falë tyre kjo agjenci ka performancë të kënaqshme dhe mendojmë ta përmirësojmë akoma më shumë. Ne u vijmë në ndihmë grupeve të ndryshme të turistëve, si për shembull për grupe që preferojnë guidë (shoqërues) femër, ne u sigurojmë një guidë femër, nëse ata preferojnë djalë, ju sigurojmë një guidë djalë (kjo ndodh shpesh me turistë të huaj). Stafi ynë përbëhet nga 4 vajza, 2 prej të cilave rrinë dhe në zyrë gjatë javës dhe 3 djem, të cilët merren me udhëtimet 1-ditore dhe 2-ditore.

Cilat janë guidat apo turet që ofroni dhe cilat prej tyre kërkohen më shumë?

Guidat, turet dhe paketat turistike ndryshojnë nga sezoni në sezon. Gjatë sezonit veror kemi organizuar ture që përfshinin turizmin balnear (plazh) për arsye se temperaturat e larta të japin mundësinë të shfrytëzosh detin, lumin apo edhe liqenin për t’u larë e për të bërë banjo dielli. Kërkesa të jashtëzakonshme ka pasur për një atraksion turistik në veri të vendit siç është Lumi i Shalës, por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe udhëtimet 1-ditore tek Kanioni i Holtës në Gramsh, banjat e Bënjës në Përmet, Sazan-Karaburun, Riviera Perëndimore, Syri i Ciklopit në Krrabë, udhëtime 2-ditore në Valbonë dhe Theth. Në vjeshtë, ne përqëndrohemi më tepër në turizëm kulturor dhe natyror. Turet e radhës i kemi nëpër atraksione si: ujëvara, shpella, kala, liqene të bukura me lëndina për të bërë piknik, sporte ekstreme nëpër gryka malesh, etj. Vjeshta do të ketë dhe destinacione të reja të paprekura më parë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Operoni vetëm me guida brenda vendit? Apo jeni shtrirë dhe jashtë territorit tonë?

Ne operojmë në vend dhe jashtë. Në Shqipëri, zhvillojmë çdo fundjavë të paktën 3 ture në tre destinacione të ndryshme duke i dhënë kështu mundësi klientit të zgjedhë cilin nga turet ka dëshirë të realizojë. Jashtë vendit, punojmë sidomos në vendet fqinjë të Shqipërisë si Mal i Zi, Kosova, Maqedonia e Greqia.

Këto janë destinacione shumë të kërkuara dhe organizimi i udhëtimeve bëhet me lehtësi të madhe, pasi gjejmë mbështetje kudo që shkojmë. Ture kemi edhe për në Turqi, Bullgari, Kroaci etj. Udhëtime në grup organizohen në të gjitha destinacionet e lartpërmendura, ndërsa përpilojmë paketa individuale për destinacionet në Europë.

Duke qenë se sot operojnë shumë kompani të ngjashme me tuajën çfarë e dallon GreenTravel&Tours nga konkurrentët e saj?

Ne si agjenci merremi edhe me shitje biletash të çfarëdollojshme, edhe me organizime turesh brenda dhe jashtë vendit. I kemi kushtuar një rëndësi të madhe kualifikimit të punonjësve, organizimit sa më të saktë të udhëtimeve në grup, mjeteve komode dhe çmimit sa më të leverdisshëm për klientët.

Cilat janë vështirësitë kryesore me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj?

Infrastruktura jo e përshtatshme për të zhvilluar turizëm lirshëm në vend është një nga pengesat. Rrugët e parregulluara na stepin hera-herës të bëjmë destinacione të vështira.

Një tjetër problem (sigurisht i pazgjidhshëm) janë kushtet atmosferike që na detyrojnë të anullojmë udhëtimet ndonjëherë, gjithsesi nuk mund ta konsiderojmë problem të vërtetë.

Çfarë strategjie marketingu keni përdorur për ta përhapur më tepër GreenTravel & Tours?

Ne tashmë jetojmë në kohën e dixhitalizimit që do të thotë që fushatat publicitare kryesore i bëjmë në rrjetet sociale. Në rrjetin Facebook tërheqim më tepër njerëz të moshave 40 – 60 vjeç, ndërsa rrjeti Instagram tërheq më tëper adoleshentët dhe të rinjtë. Përveç rrjeteve sociale ne kemi bërë përpjekje për ta përhapur më tepër Green Travel & Tours duke u shërbyer klientëve në mënyrë korrekte dhe më pas klientët sjellin dhe miqtë e tyre të udhëtojnë me ne.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0