Karta Blu - Europa kërkon punëtorë të kualifikuar, kryeson Gjermania - Business Magazine Albania

Karta Blu – Europa kërkon punëtorë të kualifikuar, kryeson Gjermania

Numri i Kartave Blu të Bashkimit Evropian të lëshuara është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, por vazhdon të mbetet relativisht i ulët, ndërkohë që shumë vende të BE-së vijojnë të mbështeten në skemat e tyre kombëtare të punësimit. Në vitin 2023, rreth 4.3 milionë persona u zhvendosën drejt vendeve të BE-së nga vende jashtë unionit, ndërsa 1.5 milionë të tjerë u transferuan brenda vetë vendeve anëtare. Ndërsa BE-ja përpiqet të kontrollojë emigracionin e paligjshëm, disa vende po kërkojnë në mënyrë aktive punëtorë të kualifikuar. Një nga mjetet kryesore për të tërhequr profesionistë me aftësi të larta është Karta Blu e BE-së.Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 89,000 profesionistë nga vende jo-anëtare të BE-së morën Kartën Blu në vitin 2023, shumica dërrmuese prej tyre në Gjermani. Për të rritur joshjen ndaj kësaj skeme, Komisioni Evropian ka ndërmarrë disa përmirësime të rëndësishme. Megjithatë, ekspertët mbeten skeptikë nëse Karta Blu, në vetvete, është mjeti më efektiv për të tërhequr talentet më të mira.

Gjermania në krye, vendet e tjera të kujdesshme
Numri i Kartave Blu është rritur nga 20,979 në vitin 2016 në 89,037 në vitin 2023 – një rritje prej më shumë se 300% në shtatë vjet. “Kjo ishte një leje qëndrimi relativisht e panjohur për punëtorët e kualifikuar me paga të larta nga jashtë BE-së,” shpjegon Tesseltje de Lange, profesore e të Drejtës së Migracionit Evropian në Universitetin Radboud.

Komisioni Evropian, që prej vitit 2016, ka përpjekur të harmonizojë skemën dhe të heqë skemat kombëtare të vendeve anëtare për të lehtësuar mobilitetin brenda BE-së. “Tashmë është më e njohur, çka shpjegon pjesërisht rritjen e vazhdueshme,” shton ajo.

Sipas të dhënave, Gjermania ka lëshuar më shumë se 69 mijë Karta Blu në vitin 2023, që përbën 78% të totalit. Pas saj vijnë Polonia (7,402), Franca (3,912), Lituania (1,710) dhe Austria (1,135).

“Gjermania e ka pozicionuar Kartën Blu si instrumentin kryesor për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe nuk përdor skema të tjera kombëtare, siç bëjnë shumë vende të tjera të BE-së,” shpjegojnë Dr. Almina Besic (Univ. Linz), Prof. Dženeta Karabegović (Univ. Salzburg) dhe Prof. Andreas Diedrich (Univ. Gothenburg).

Kush i përfiton Kartat Blu?
Shtetasit indianë janë përfituesit më të mëdhenj të Kartës Blu me mbi 21 mijë leje në 2023 (24% e totalit), të ndjekur nga rusët (9,488), turqit (5,803), bjellorusët (5,294), si dhe shtetas nga Iraku, Egjipti, Pakistani, Siria dhe Britania e Madhe.

Pse nuk është më e përhapur?
Edhe pse BE-ja e ka reformuar direktivën në 2016 dhe ka ulur pragun e pagave në mënyrë që të jetë më e aksesueshme, shumë vende anëtare vazhdojnë të mbështeten te skemat e tyre kombëtare. Ato kanë më shumë fleksibilitet për të vendosur kufizime, procedura më të thjeshta, ose kritere më të ulëta, siç ndodh në Holandë, ku kërkesat për kualifikim dhe pagë janë më të ulëta sesa ato të Kartës Blu.

Për më tepër, Karta Blu nuk përfshin procedura të përshpejtuara si në Holandë apo Spanjë, ku lejet kombëtare jepen brenda dy javësh. Ndërkohë, njohja e diplomave dhe kualifikimeve profesionale mund të zgjasë deri në 9 muaj – një tjetër pengesë për kandidatët dhe punëdhënësit.

A është zgjidhja Karta Blu?
Sipas ekspertëve, nëse BE-ja dëshiron ta bëjë Kartën Blu një alternativë tërheqëse për punëtorët e kualifikuar, ajo duhet të unifikojë më tej sistemin, të rrisë transparencën dhe të përshpejtojë procedurat. Përndryshe, përkundër përmirësimeve, shumë vende dhe punëdhënës do të vazhdojnë të preferojnë skemat kombëtare.

 

Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një ide është e mirë vetëm nëse mund ta zbatosh.”
— Mark Cuban
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0