Aksionet e Apple kanë rënë për të dytën ditë radhazi pas raportimeve se punonjësve të qeverisë kineze u është ndaluar përdorimi i iPhone-it. Vlerësimi i tregut të aksioneve të firmës ka rënë me më shumë se 6%, ose pothuajse 200 miliardë dollarë në dy ditët e fundit.
Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, duke zënë 18% të të ardhurave totale vitin e kaluar. Është gjithashtu vendi ku shumica e produkteve të Apple prodhohen nga furnizuesi më i madh Foxconn.
Ndalimi erdhi përpara prezantimit të iPhone 15, i cili pritet të bëhet më 12 shtator. Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria kineze në përgjigje të këtij ndalimi.
Apple ka vlerësimin më të lartë në botë në tregun e aksioneve, që qëndron në afërsisht 2.8 trilion dollarë.
Këtë vit, Uashingtoni, së bashku me aleatët e tij Japoninë dhe Holandën , kufizuan aksesin e Kinës në disa teknologji të gjysmëpërçuesve.
Kina u hakmor duke kufizuar eksportet e dy materialeve kyçe për industrinë e gjysmëpërçuesve. Pekini thuhet gjithashtu se po përgatit një fond të ri investimi prej 40 miliardë dollarësh për të nxitur industrinë e tij të prodhimit të çipave.
Gjatë vizitës së Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo në Pekin, gjigandi kinez i teknologjisë Huaweizbuloi papritur telefonin e tij inteligjent Mate 60 Pro pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon më shumë informacion rreth smartphone-it kinez i mundësuar nga një çip i avancuar.
Firma teknologjike me bazë në Kanada, TechInsights, tha se telefoni përmban një procesor të ri 5G Kirin 9000s, i zhvilluar për Huawei nga prodhuesi më i madh i çipave me kontratë SMIC në Kinë./BBC/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.