Bëhu një menaxher i shkathët përmes trajnimeve FALAS nga KosLift!

Bëhu një menaxher i shkathët dhe efektiv përmes trajnimeve online të ofruara FALAS nga KosLift!


KosLift është projekt që ka filluar punën në dhjetor 2018 dhe ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe kapacitetet e studentëve, në mënyrë që këta të rinjë të jenë të gatshëm dhe konkurrues në bazë të kërkesave të tregut të punës në Kosovë.

Projekti financohet nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me RIT Kosovë (A.U.K). KosLift ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 studentë të Universitetit të Prishtinës (duke përfshirë edhe universitet tjera publike të vendit) dhe RIT Kosovë (A.U.K), si dhe rreth 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit. Deri më tani rreth 300 studentë, 10 biznese dhe mbi 50 mentorë e profesorë kanë përfituar dhe kanë qenë të përfshirë në raundin e parë të projektit.

KosLift përbëhet nga 3 komponentë kryesorë: Trajnimet Online, Trajnimet Profesionale dhe Sfidat e Dizajnit.

– Studentët e regjistruar në kurset online do të kalojnë nëpër fazën e parë të trajnimeve online dhe pas ndjekjes së të gjitha kurseve, do të shpërblehen me diploma të përfundimit me sukses të kurseve online dhe për më shumë do të marrin aftësi bazike për teknikat e zhvillimit dhe hulumtimit. Kurset përfshijnë fusha të ndryshme, duke filluar prej atyre që zhvillojnë aftësitë kritike, kreative, komunikim dhe si duhet të punohet në grupe, deri tek menaxhimi i projekteve, dizajnimi e programimi.

– Faza tjetër e projektit përfshin trajnime profesionale edhe më të detajuara dhe të thelluara në fushat më specifike që studentët i përzgjedhin vetë dhe ato mbahen në lokalet e Laboratorit për Hulumtim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K). Studentët do të kenë mundësinë të krijojnë produkte të bazuara në konceptet e tyre inovative.

– Faza e tretë përfshin pjesën praktike, ku përmes Sfidave të Dizajnit, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre, njëkohësisht duke zgjidhur sfida të bizneseve vendore. Në të njëjtën kohë, për të realizuar këto ide dhe projekte, studentët do të kenë mundësi që të fitojnë deri në 2,000 euro. Dhe në fund, studentët më të suksesshëm dhe ambiciozë do të fitojnë punë praktike me pagesë në kompanitë përkatëse me të cilat kanë bashkëpunuar.

Bëhuni pjesë e trajnimit për menaxher,  certifikohuni nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovo dhe rrisni mundësitë tuaja për punësim.

Aplikoni KËTU.

Shfletoni listën e plotë të trajnimeve online në www.koslift.org/online-training/

Aplikimi i nisur më 2 shtator 2019, do të qëndrojë i hapur deri më 13 tetor 2019 dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar si në nivelin Bachelor ashtu edhe Master. Për më shumë detaje vizitoni web-faqen e projektit www.koslift.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0