Babai im kishte demencia! Njëkohësisht kishte edhe Facebook -

Babai im kishte demencia! Njëkohësisht kishte edhe Facebook

babai im kishte dementia, por edhe facebook

Nga Angie Mazakis

Në pranverën e vitit 2018, mora një kërkesë për miqësi në Facebook nga një mashtrues – dikush që pretendonte të ishte babai im. Të paktën, kështu mendova. Profili përdorte fotot e babait tim, por emri ishte i shkruar gabim. I bëra report dhe vazhdova jetën time.

Më pak se një muaj më vonë, babai im u diagnostikua me demencia. Në fillim, motra ime dhe unë nuk menduam shumë për përdorimin e rrjeteve sociale; ishim të zëna duke u shqetësuar për tendencën e tij të re për t’u arratisur – pacientët me demencë të shtyrë nga ankthi ose konfuzioni, përpiqen të largohen nga shtëpia. Por, më pas vumë re profilin e tij në Facebook. Ai filloi të dërgonte mesazhe të çuditshme, të kishte biseda të rastësishme në grup dhe shpërndante të njëjtën gjë pa pushim. Një ditë, ai postoi tre meme të ndryshme, gjashtë herë secilën, të gjitha brenda së njëjtës orë. Më vonë kuptuam se profili i tij i rremë, në fakt, ishte shumë real – ishte një llogari shtesë që babai im e kishte hapur gabimisht.

Rënia njohëse e babait tim kishte një audiencë prej pothuajse të gjithëve ne që e njihnim, por shumica nuk e dinte për diagnozën e tij. Sa më shumë që ai u afrohej njerëzve – me qëllim ose jo aq më shumë unë dhe motra ime e kuptonin se realiteti i tij nuk kishte nevojë të fshihej.

Lexo edhe: Meta: Facebook lançon shërbimin e realitetit virtual

Në gjashtë muajt e fundit të jetës së tij, demencia e bëri atë të jetonte në ankth dhe me frikë të qëndronte vetëm. Përdorimi i mediave sociale pasqyronte gjendjen e tij të vazhdueshme të agjitacionit. Ai më dërgonte pafund mesazhe të shkurtra në Facebook… Postimet e tij dukej se e qetësonin; i dhanë atij një dalje për energjinë e tij nervore dhe i dhanë ndjesinë e të qenit i lidhur me njerëzit e tjerë. Megjithatë, ndihesha në ankth për aktivitetin e tij online. Do të ishte dashur shumë përpjekje për të paralajmëruar secilin nga miqtë e tij për situatën që ai po kalonte. Kështu që ne thjesht e lejuam atë të vazhdonte të përdorte mediat sociale, duke supozuar se njerëzit përfundimisht do të injoronin postimet e tij.

Por nuk ndodhi kështu. Në vend të kësaj, ata ishin kryesisht të shqetësuar dhe gjithashtu të lumtur që ishin ende të lidhur me të. Rreth një muaj para se babai im të ndërronte jetë, ai më telefonoi përmes Facebook-ut – diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë. ‘E di që nuk doje, por më vjen mirë që telefonove’, i thashë. ‘A e di që ke shtuar gjashtë persona të tjerë në këtë telefonatë?’ Mund të kemi disa vizitorë që do të bashkohen.” Një mik u bashkua nga Karolina e Veriut dhe foli me të për disa minuta. Para se ta mbyllte telefonin, ai tregoi se sa shumë babai im kishte rëndësi për të. Pastaj u bashkua një shok tjetër që po kalonte me makinë nëpër malet e Libanit. ‘E dua këtë njeri. Unë e dua babanë tënd”, tha ai. ‘Ai është si një baba për mua’.

Pacientët me demencë janë shpesh kaq të fshehtë, qoftë në komunitet apo në mendime dhe sjellje. Por duke parë miqtë e babait tim si reagonin ndaj aktivitetit të tij në internet, kuptova se duhet të kisha pasur pak më shumë besim në kujdesin e tyre për të, dhe këmbënguljen e atij kujdesi kur ai nuk dukej më vetvetja.

The Atlantic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0