Avinash Ananda është një trajner i njohur ndërkombëtar për mjeshtërinë e sjelljes, strateg i lumturisë, mentor i suksesit, konsulent i menaxhimit, autor dhe këshilltar për lidershipin.
Shumica nga ne e kujtojmë që nga eventin “RRUGA DREJT SUKSESIT” të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Vasil Naçi, i cili është në krye të kompanisë prestigjoze Agna Group.
Avinashi njihet si mik, guru dhe trajner i Naçit e po ashtu edhe në Agna Group.
Lexoni: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses
Avanda ka kontribuar edhe në kompani të tjera shqiptare si Spitali Amerikan, Eagle Mobile, Top Channel, etj.
Misioni i Ananda është të ndihmojë individët dhe organizatat të çojnë veten në arritjen e nivelit më të lartë të suksesit duke përdorur parimet dhe strategjitë e lumturisë. Kjo i mundëson individëve dhe organizatave të lulëzojnë e jo vetëm të mbijetojnë. Kjo rrugë e përmbushjes natyrisht maksimizon produktivitetin, potencialin e optimizuar dhe cilësinë e përmirësuar të jetës. Avinashi është cilësuar nga mediat dhe profesionistët si një ‘Guru i Guruve’.
Qëllimi i konventës po përmbushet çdo ditë e më tepër, qëllimi kryesor është që të jepen sa më shumë vlera e shembuj pjesëmarrësve, që ata mund t’i aplikojnë menjëherë në praktikë.
Lexoni: Organizohet për herë të parë Konventa e Menaxherëve të Shitjes