Organizohet për herë të parë Konventa e Menaxherëve të Shitjes

Organizohet për herë të parë Konventa e Menaxherëve të Shitjes


Denis Gafuri Sales Training, organizatori kryesor i eventeve të nivelit të lartë për trajnime në Kosovë oranizon Konventën e I-rë të menaxherëve të shitjes me titull “E ardhmja është këtu, mësoni si të bëni shitje inteligjente” e cila do të mbahet në 9 Nëntor 2018Hotel Internacional Prishtinë.

Në këtë seminar do të ketë edhe folës nga Sllovenia, Gjermania, Shqiperia, Maqedonia si dhe shumë sipërmarrës të suksesshëm vendorë. Denis Gafuri së bashku me folësit e ftuar do të ndajnë me ne eksperiencat e tyre ku do të diskutojnë për qasjen drejt së ardhmes me shitje inteligjente si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë.

Denis Gafuri është CEO në smardonline.com dhe trajner i shitjes i shumë kompanive vendore dhe të huaja.
Folësit e ftuar: Jordan Berginc PHD Slloveni: është një trajner dhe këshilltar ndërkombëtar, Nela Jolenska – Maqedoni: është një konsulente strategjike për inteligjencën emocionale, Arben Avdylli – Kosovë: CEO K.S. “SCARDIAN”, është drejtor i dëshmuar me suksese në kompani të mëdha dhe isntitucione bankare, Driton Nikci – Gjermani: CEO “Top Industrie”.

Të ftuar në panel: Bajram Fusha – Ceo i “Besa Consulting” dhe drejtor në Klubin e bizneseve Slloveno Kosovare, Arian Zeka: AMCHAM, etj.

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë menaxherët, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, menaxherët e financave dhe profesionistët, menaxherët e financimit të financave, drejtorët ekzekutivë, shefi i marketingut, sigurimit shëndetësor, shitjet dhe menaxherët e shërbimit për klientë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e ekipit. Programi përmban momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese, rrjetëzim, etj.

MOS E HUMBNI RASTIN TË JENI PJESË E EVENTIT ME TË MADH TË SHITJES NË VEND.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0