Artisti përshtat kryeveprat klasike me gjeneratën e Instagramit

Artisti përshtat kryeveprat klasike me gjeneratën e Instagramit


Artisti dixhital Hey Reilly u ka dhënë një pamje të re veprave tradicionale të Van Gogh, Botticelli dhe Da Vinci, duke i përshtatur ato plotësisht me gjeneratën dixhitale. Duke përdorur Galaxy Note 10+, ky stilist dhe ilustrues i modës ka krijuar një koleksion dixhital të kryeveprave të quajtur Mobile Masterpieces.

Përshtatur me audiencën e Shekullit 21, ky koleksion sjell në jetë shumë vepra arti europiane, duke përfshirë “Vajzën me Vath Perle” të Veemerit.

Kjo është hera e parë që Hey Reilly përdor një smartphone për të krijuar dhe shkëmbyer veprat e tij të kultit. Për të ndarë kryeveprat e tij me publikun e gjerë, Reilly përdor rrjetet sociale si një galeri që frymëzon adhuruesit dhe i inkurajon ata të mendojnë, si për vetë artin ashtu edhe për mjetet krijuese që disponojnë në majë të gishtave. Samsung Galaxy Note 10+ u përdor në të gjithë procesin krijues – nga gjetja e frymëzimit, fotografimi deri tek editimi dhe ndarja e veprave të përfunduara të artit. Gjithashtu, të gjitha përfitimet e këtij smartphone, të tilla si S Pen, kamera premium, funksioni AR Doodle, softueri profesional për editimin e videove, bateria e fuqishme dhe deri në 1TB memorie të brendshme, janë kombinuar mrekullisht në këtë proces.

Lexo: Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Rrjetet sociale po lançojnë mënyra të reja të krijimit, shkëmbimit dhe konsumimit të artit. Fakti që hashtag-u #art në Instagram është përdorur më shumë se 334 milionë herë në 2019 tregon që ky rrjet social është i preferuari mes artdashësve në të gjithë botën. Rreth 80% e koleksionistëve të veprave të artit përdorin Instagram-in për të zbuluar artistë të rinj, ndërsa 75% gjejnë vepra që duan të blejnë në këtë rrjet social.
Kryeveprat dixhitale të artistit përfshijnë: Portretin Selfie, The Pug Toad Lady, Mona Lizën, Vajzën me Hundën e Kuqe dhe Venerën. Të gjitha veprat tani mund të shkarkohen nga komuniteti online Samsung Galaxy PENUP. Duke përdorur saktësinë e papërsëritshëm të S Pen, si dhe funksionet Air Actions, Hey Reilly kombinoi selfie-n e tij me imazhin kult të post-impresionistit të famshëm. Me AR Doodle, realiteti i shtuar tani mund të skicohet drejtpërdrejt në imazh, duke e shndërruar atë në një imazh lëvizës.

Zonjusha me Erminë/Qenin Pug
Për të përkujtuar 500-vjetorin e vdekjes së Leonardo da Vincit, Hey Reilly ringjalli Damën Hermelina, versioni origjinal i së cilës është në Galerinë Kombëtare në Krakow, duke përdorur Portrait Motion. Ai e ktheu një pjesë të kësaj pjese në një pug, qen rrace i njohur për besnikërinë ndaj të zotit.
Vepra artistike më e fotografuar e shekullit 21 ka pësuar një transformim falë funksioneve të përparuara të S Pen.

Vajza me Hundë të Kuqe
Shprehja e njohur dhe misterioze e fytyrës së personazhit në veprën e famshme të artit është “sjellë në jetë” duke përdorur veçoritë multumedia të editimit të videos së Note 10+. Hey Reilly i dha kësaj perëndeshe të dashurisë dhe bukurisë një pamje ironike dhe moderne, duke përdorur S Pen dhe opsionin Lasso për prerjen dhe realizimin e kolazheve.“Profili im në Instagram është si një galeri – një hapësirë ​​plot energji pozitive në të cilën ndaj punën time si artist, designer dhe stilist grafik. Kjo do të thotë që vazhdimisht më duhet të adaptoj dhe zhvilloj veprat e mia, procesin krijues dhe frymëzimin, në mënyrë që të vazhdoj të krijoj përmbajtje të jashtëzakonshme. Note10 + më çliroi nga monitori e mausi dhe më ndihmoi ta çoja tërë procesin në një nivel më të lartë. Humori ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e artit tim dhe nëse kjo seri veprash bën dikë për të qeshur, të paktën për disa sekonda, do të jem shumë i lumtur,” thekson Hey Reilly.

Lexo: Samsung feston ditëlindjen e 50-të

“Galaxy Note është zgjedhja e preferuar e konsumatorit sepse kombinon veçoritë e fuqishme të performancës dhe produktivitetit me karakteristika unike që stimulojnë kreativitetin dhe inovacionin. Ky kombinim zgjeron aftësitë e pajisjes së re Note10+, duke u mundësuar përdoruesve të krijojnë dhe t’i ndajnë krijimet e tyre – kudo që të jenë,” tha Pavle Zobundzija, Drejtor i Telekomunikacionit në Samsung Electronics në rajonin e Adriatikut.
Për më shumë informacione rreth projektit, vizitoni https://www.samsung.com/al/explore/samsung-within/innovation/mobile-masterpieces-by-hey-reilly/

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe është modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memories, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Lexo: Në Europë, porositë paraprake për Samsung Galaxy Note10 tejkalojnë ato të Galaxy Note9 

Hey Reilly
Hey Reilly është një nga artistët dixhital më të ndjekur në Instagram, i njohur për krijimin e imazheve që pasqyrojnë sensin e tij delikat të shkrirjes së modës dhe artit. Artisti, i cili është plotësisht anonim në profilin e tij, kultivon një stil të veçantë që kërkon të modelojë kulturën pop, duke i shtrirë kufijtë e saj në fushën e artit grafik. Puna e tij konsiston në elemente vektoriale të vizatuara me dorë dhe të kombinuara me ngjyra të gjalla, kolazhe dixhitale, fotografi ekzistuese të përpunuara, motive pop, personazhe vizatimorë dhe elemente të kulturës së rrugës në Londër. Punimet e Hey Reilly janë paraqitur në fushata të shumë brandeve të famshme si Moncler, Calvin Klein, Marc Jacobs, Nike, LOVE Magazine, Vogue Italy dhe BIMBA Y LOLA. Marka e tij e modës është paraqitur në Dover Street Market, dhe mund të gjendet në dyqane si Selfridges, Harvey Nichols dhe Lane Crawford. Me mbi 145,000 ndjekës në Instagram, Reilly është njohur në rrethet e modës dhe artit në Amerikë dhe Europë si artist që krijon vepra të jashtëzakonshme dhe provokuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0