Arion Kurtaj, 18-vjeçari që hakoi sistemet e GTA 6, ka një mesazh! - Business Magazine Albania

Arion Kurtaj, 18-vjeçari që hakoi sistemet e GTA 6, ka një mesazh!

Një haker shqiptar 18-vjeçar që i shkaktoi 8 milionë euro dëm kompanisë që prodhon video-lojën Grand Theft Auto, është zotuar se do t’i kthehet krimit kibernetik kur të lirohet nga burgu.

Arion Kurtaj kishte vjedhur kodet dhe pamjet e video-lojës ende të pa lansuar GTA 6 që zhvillohet nga Rockstar Games.

Hakeri shqiptar në Britani, një anëtar kyç i grupit të krimit kibernetik Lapsus$, shantazhoi gjithashtu firmën e telekomit BT/EE, duke kërkuar shpërblim prej 4 milionë dollarësh.

Arion Kurtaj, 18-vjeçari që organizoi sulmet kibernetike ndaj Uber, Microsoft dhe GTA6 si pjesë e grupit Lapsus$

Së bashku me një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk përmendet, hakuan prodhuesin e çipave kompjuterik NVIDIA, kompaninë Uber dhe bankën online Revolut, midis korrikut 2021 dhe shkurtit 2022.

Një juri e dënoi Kurtajn nga Oksfordi, për 12 vepra të ndryshme pas një gjurmimi shtatë-javor në gusht.

Megjithatë, tani në një seancë dëgjimore u raportua se 18-vjeçari donte t’i rikthehej jetës së krimit pasi të lirohej nga burgu, sipas deklaratës së psikiatres së tij.

Adoleshenti, i cili ka qenë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, u shfaq në seancën e tij të fundit gjyqësore përmes një video-lidhjeje nga qendra e paraburgimit për të mitur Feltham.

Personi tjetër që akuzohet me të, u dënua gjithashtu për kryerjen e një akti të paautorizuar në lidhje me hakerimin, mashtrimin dhe shantazhin ndaj Nvidias. Ai kishte pranuar fajin për dy vepra.

Gjyqtarja Patricia Lee do të dënojë të dy në Gykatën e  Southwark më vonë, por tha se Kurtaj do të ndalohet sipas Aktit të Shëndetit Mendor.

Lee lëshoi një urdhër të përkohshëm që Kurtaj të monitorohet për 12 javët e ardhshme për trajtim spitalor dhe psikiatrik, pasi sipas saj dyshohet se ai vuan nga çregullimet mendore.

“Mund të jetë e përshtatshme atëherë që të bëhet një urdhër spitali”, tha ajo.

Sipas lëndës, hakimet që ishin bërë në Rockstar, Nvidia dhe Uber kishin dëme me miliona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0