Apple i mashtroi të gjithë duke aluduar që iPhone i ri kushton 300 dollarë më pak se iPhone i vitit të kaluar - nuk është e vërtetë - Business Magazine Albania

Apple i mashtroi të gjithë duke aluduar që iPhone i ri kushton 300 dollarë më pak se iPhone i vitit të kaluar – nuk është e vërtetë


Iphone 11, u prezantua të Martën, së bashku me modelet tjera, iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max.

Si shumë modele para tij, iPhone 11 ka një çip më të fuqishëm dhe kamera më të mira sesa modeli i vitit të kaluar. Është i njëjti iPhone, por pak më mirë se ai i mëparshmi.

Lexoni: 10 rregulla suksesi nga punonjësit e Apple

Ekziston një ndryshim i madh midis iPhone XS dhe iPhone 11: 300$.

Po, është e vërtetë: iPhone 11 i ri kushton 700 dollarë, që paraqet një ulje të madhe të çmimit nga 1.000 dollarë të iPhone XS-it. Po flasim për 300 dollarë! Këto janë shumë para!

Por ky nuk është një krahasim i duhur. IPhone 11 është në të vërtetë një zëvendësim për iPhone XR, i cili kushtoi 750 dollarë kur u lançua përkrah iPhone XS i cili kushtoi 1.000 $.

Në realitet, iPhone 11 ka një ulje çmimi shumë më të vogël se sa duket: vetëm 50 dollarë.

Kjo është vetëm një hile marketingu.

Ata kanë të njëjtin lloj ekrani (“Liquid Retina HD”) dhe të njëjtën madhësi (6.1 inç). Kamera e iPhone 11 ka dy sensorë, kurse iPhone 11 Pro ka tre sensorë.

Iphone 11 është bërë prej qelqi dhe alumini, ashtu si iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro është bërë prej çeliku inox, ashtu si iPhone XS.

Veçanërisht, nuk ka asnjë version të ri të iPhone XR sepse iPhone 11 nuk dallon aspak.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0