Aplikoni për Global Entrepreneurship Bootcamp 2018 në Tajlandë - Business Magazine Albania

Aplikoni për Global Entrepreneurship Bootcamp 2018 në Tajlandë


Global Entrepreneurship Bootcamp është një sesion intensiv edukativ / lidershipi që bashkon shumë sipërmarrës të rinj nga e gjithë bota dhe i vendos ata në një platformë të përbashkët për të zhvilluar dhe krijuar biznese të reja nga bashkëpunimi, i cili zhvillohet në datat 15 – 18 Janar 2018 në Bangkok, Tajlandë.

Bootcamp është projektuar për të bërë realitet idetë tuaja. Ata ofrojnë platformën për të bashkëvepruar me mentorët e tyre, sipërmarrës të suksesshëm të cilët janë të gatshëm të dëgjojnë se çfarë sipërmarrësit e rinj po mendojnë dhe t’i udhëzojnë në rrugën e duhur për të bërë një startup të suksesshëm.

GEB gjithashtu sjell së bashku shumë sipërmarrës me mentalitet të njëjtë nga pjesë të ndryshme të botës. Është një mundësi e mrekullueshme që të ekspozohet ndaj kulturave dhe perspektivave të reja. Është gjithashtu një mundësi për të shkëmbyer dhe për të ndarë idetë me pjesëmarrësit e tjerë.

Konkurrenca e shëndetshme është thelbësore për të mësuar dhe për këtë arsye është projektuar që Global Entrepreneurship Bootcamp të jetë gjithashtu një konkurrencë midis ekipeve që janë të ndara gjatë këtij organizimi. GEB do të krijojë një mjedis ku njerëzit nga të gjitha formimet mund të krijojnë, inovojnë, bashkëpunojnë dhe konkurrojnë në një atmosferë miqësore.

GEB është vendi ku mund të mësoni nga sipërmarrës të suksesshëm, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre të suksesit ose më e rëndësishmja dështimet e tyre, do të ndajnë dhe shkëmbejnë ide me të tjerë që kanë mendime të ngjashme, por formime të ndryshme dhe është gjithashtu një vend për të konkurruar me të njëjtën gjë, me qëllim që të zhvillojnë dhe përmirësojnë veten e tyre.

Benefitet

  • Të motivohen që të nisin sipërmarrjen e tyre që në moshë të re
  • Të krijojnë mentalitetin sipërmarrës në nxënësit e shkollave të mesme dhe universitare.
  • Të lidhen me akseleratorë, inkubatorë dhe agjenci financimi të ndryshme që i udhëzojnë për mënyrat se si të gjëjnë investitorë, për të mbështetur biznesin si dhe punën në grup.
  • Të mbështetin 5 startup-et më të mira për t’u rritur, si dhe për të qëndruar në treg.
  • Bursat e bazuara në nevoja dhe në merita, të financuara plotësisht dhe pjesërisht.

Kush duhet të marrë pjesë?

  • Të rinjtë e moshës 16 – 30 vjeç
  • Ata që dëshirojnë të bëhen sipërmarrës dhe studentë universiteti dhe nga shkolla të mesme
  • Individë të veçantë që kanë pasionin, energjinë krijuese dhe vizionin
  • Çdokush që ka ide inovative dhe dëshirë për të bërë një ndryshim

Ky aplikim është i hapur për të gjitha vendet.

Aplikoni online nëpërmjet linkut: https://gebootcamp.com/apply.html

Data 30 Tetor është dita e fundit e aplikimeve.

Për më tepër kontaktoni në:

Email: info@gebootcamp.com ose globalentreperneurshipbootcamp@gmail.com 

Për më shumë informacione klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0