Ambasada amerikane në Kosovë nominon Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken - Business Magazine Albania

Ambasada amerikane në Kosovë nominon Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken

Ambasada amerikane në Kosovë nominon Tive me Çmimin e Sekretarit Blinken

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se do të ndihmojë do të nominojë platformën Tive me Çmimin për Përsosmëri Korporative të Sekretarit amerikan Antony Blinken për vitin 2023, për përkushtimin në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën.
“Programete Tive për kodim për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës dhe promovojnë diversitet të madh, barazi dhe përfshirje”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane përmes një postimi në Facebook.

Lexo edhe: Fëmijët e talentuar shqiptar në ndjekje të pasionit për muzikën

Tive Inc. është kompani startup me bazë në Boston, Massachusetts të SHBA-së.

Vitin e kaluar kjo kompani kishte arritur një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 100 mijë eurove me Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku si qëllim kishte ofrimin e bursave 100 për qind për vajzat në TIK, nëpërmjet aftësimit profesional për inxhinieri softuerike me Akademinë Amerikane “Coding Dojo”, ofrimin e punës praktike me pagesë për studentët, me mundësi punësimi në kompaninë Tive ose lidhje të tyre me tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe Astrit Leti, Drejtor i zyrës së Tive në Kosovë.

telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0