Amazon blen Ring, kompaninë që ndërton zile për dyer të teknologjisë së lartë - Business Magazine Albania

Amazon blen Ring, kompaninë që ndërton zile për dyer të teknologjisë së lartë


Amazon ka blerë Ring, një kompani amerikane, e cila ndërton zile për dyer të teknologjisë së lartë.

Në një deklaratë në CNBC, zëdhënësi i Ring konfirmoi marrëveshjen duke thënë: “Do të arrijmë të bëjmë edhe më shumë duke bashkëpunuar me një kompani krijuese dhe me klientë si Amazon dhe shpresojmë që të jemi pjesë e ekipit Amazon pasi ne punojmë drejt vizionit tonë për lagje më të sigurta.

Amazon pritet ta mbajë Ring si një biznes të pavarur, ashtu si ka bërë me blerjet e tjera, si Zappos dhe Twitch. Detajet financiare të blerjes nuk u zbuluan, por Reuters raportoi se mund të jetë me vlerë mbi 1 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga blerjet më të mëdha në historinë e Amazon.

Kjo pritet të ndihmojë Amazon në dërgimin e pakove në adresa të ndryshme. Kur bie zilja ajo regjistron një video të hyrjes së shtëpisë dhe e dërgon atë në smartphone-ët e pronarëve.

Kjo zile mund të ndihmojë klientët e Amazon që t’i besojnë shërbimit të ri të kësaj kompanie që u lejon punonjësve të saj të hapin dyert e shtëpisë dhe të vendosin produktet brenda.

burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0