Në një deklaratë në CNBC, zëdhënësi i Ring konfirmoi marrëveshjen duke thënë: “Do të arrijmë të bëjmë edhe më shumë duke bashkëpunuar me një kompani krijuese dhe me klientë si Amazon dhe shpresojmë që të jemi pjesë e ekipit Amazon pasi ne punojmë drejt vizionit tonë për lagje më të sigurta.”
Amazon pritet ta mbajë Ring si një biznes të pavarur, ashtu si ka bërë me blerjet e tjera, si Zappos dhe Twitch. Detajet financiare të blerjes nuk u zbuluan, por Reuters raportoi se mund të jetë me vlerë mbi 1 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga blerjet më të mëdha në historinë e Amazon.
Kjo pritet të ndihmojë Amazon në dërgimin e pakove në adresa të ndryshme. Kur bie zilja ajo regjistron një video të hyrjes së shtëpisë dhe e dërgon atë në smartphone-ët e pronarëve.
Kjo zile mund të ndihmojë klientët e Amazon që t’i besojnë shërbimit të ri të kësaj kompanie që u lejon punonjësve të saj të hapin dyert e shtëpisë dhe të vendosin produktet brenda.
burimi: CNBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto