OpenAI shtyn publikimin e ChatGPT-së për të rritur - Business Magazine Albania

OpenAI shtyn publikimin e ChatGPT-së për të rritur

OpenAI ka njoftuar se ka shtyrë publikimin e modalitetit për të rritur, një veçori e ChatGPT që synon t’u japë përdoruesve të rritur të verifikuar qasje  materiale të dedikuara për ta.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e kishte prezantuar për herë të parë këtë funksionalitet në tetor, duke shpjeguar se në dhjetor do të lejohej më shumë përmbajtje për përdoruesit e rritur, si pjesë e parimit “trajtoni përdoruesit e rritur si të rritur”.

Fillimisht, publikimi ishte planifikuar për dhjetor, por u shty për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas një zëdhënësi të OpenAI, kompania po e shtyn për të fokusuar energjitë në përmirësimin e përvojës kryesore të ChatGPT, duke përfshirë inteligjencën, personalitetin dhe aftësinë e chatbot-it për të qenë më proaktiv. “Ne ende besojmë në parimin e trajtimit të të rriturve si të rritur, por për të arritur përvojën e duhur do të duhet më shumë kohë”, tha zëdhënësi.

Aktualisht nuk ka një afat të saktë për kur pritet të publikohet modaliteti për të rritur.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0