AllWeb 2018 – Prezantohen 3 folësit e parë!

AllWeb 2018 – Prezantohen 3 folësit e parë!


Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, AllWeb sapo ka prezantuar 3 folësit e saj të parë. Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtare/Rajonalë dhe vendas.

AllWeb do të mbahet këtë vit tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

BLINI BILETËN TUAJ DHE KURSENI 60 EURO

Liderë të njohur në nivel ndërkombëtar në fushat e marketingut dixhital, komunikimit dhe teknologjisë do të mblidhen për të ndarë me ju përvojat dhe idetë e tyre të cilat përbëjnë këshilla praktike për t’i aplikuar në kompanitë tuaja.

Tre nga folësit e konfirmuar deri më tani janë:

  • Jon Burkhart është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”. Jon është personi i parë që ka qenë folës në festivalin më të madh të teknologjisë në botë “South By Southwest Interactive” 6 vite me radhë.
  • Alessandro Angilella është Digital Director i Prenatal Retail Group. Ai ka 20 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve komplekse me fokus në tregun online dhe atë e-commerce. Ai ka njohuri rreth shitjes me pakicë, menaxhimit të përmbajtjeve, tranzicionin dixhital, menaxhimin e ndryshimeve që po ndodh ndër vite etj.
  • Dragan Varagic merret me shitjet online, marketingun në internet, e-business dhe PR që nga viti 1998. Fokusi i tij kryesor është transformimi i biznesit, zhvillimi i e-business dhe edukimi. Libri i fundit që ai ka publikuar është “Digital Pre-Marketing”.

Lista e plotë e folësve do të përditësohet në faqen zyrtare të konferencës www.allweb.al.

BLINI BILETËN TUAJ DHE KURSENI 60 EURO

Nëse punon në Marketing, PR, Teknologji, Agjenci reklamash, konsulent për Mediat Sociale apo je CEO i biznesit tënd TI DUHET TË JESH KËTU!

Fakte nga AllWeb:

  • Gjithçka në 1 ditë
  • 2 shtete (Shqipëri dhe Maqedoni)
  • 160+ folës në skenë
  • 2 000+ pjesëmarrës
  • 100+ partnerë
  • 7,000+ tweets gjatë ditëve të konferencës
  • 120,000+ angazhime në mediat sociale

Më shumë informacion gjeni në www.allweb.al, në faqen tonë në Facebook ose dërgoni email tek marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0