"Albanian ICT Academy" dhe "Unë krijoj" kalojnë në fazën tjetër të "Do you have an idea?" - Business Magazine Albania

“Albanian ICT Academy” dhe “Unë krijoj” kalojnë në fazën tjetër të “Do you have an idea?”


Vazhdon seria e transmetimit të emisionit televiziv “Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pesë ide të reja u prezantuan edhe këtë herë para një jurie të përbërë prej 5 emrash që shënojnë histori suksesi në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.

Këtë të Enjte pjesë e jurisë ishin:

1. Silvana Ismaili është themeluese e “Silco Distribution Automatic”. Kjo shoqëri ofron shërbimin e kafes dhe snack të ndryshëm në distributorët automatikë në institucione dhe kompani të ndryshme.

2. Hervin Fora është CEO dhe president i “Vinipharma”, një kompani shqiptare e themeluar në Tiranë, në Shkurt 1994. Sot, pas 22 vitesh në tregun shqiptar, kompania Vinipharma është transformuar në një Grup Medical që shtrin aktivitetin në gjithe fushat mjekësore me rreth 34 të punësuar, nga të cilët 45% janë të një kategorie të specializuar. Sipas vlerësimeve kompania tashmë mbulon 5% të volumit të tregut shqiptar në shëndetsi dhe renditet ndër 10 kompanitë më të mëdha të mjekësisë në vend. Euromed është një tjetër kompani nën emrin e Hervin Forës, e cila ofron pajisje elektromjekësore dhe pajisje të ndryshme për spitalet. Në listën e kompanive të tij i shtohet edhe Natyral Pharma që merret me importin e produkteve dermokozmetike dhe suplementeve ushqimore.

3. Armand Peza është themelues iGeraldina Sposa, e cila është hapur në 3 Qershor të vitit 1995. Ai ishte i pari sallon vetëm me veshje nusërie dhe sot është ndër më të preferuarit në Shqipëri.

4. Erion Harizi është administrator dhe ortak i shoqërisë “Alba beton”. “Alba beton” është krijuar në vitin 1996 në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit. Aktualisht ajo zotëron katër fabrika të prodhimit të betonit dhe një fabrikë të prodhimit të materialeve inerte. Në Tiranë funksionojnë tre fabrika të prodhimit të betonit dhe një fabrikë e prodhimit të materialeve inerte në Zallherr, kurse në Durrës operon vetëm një fabrikë e prodhimit të betonit. Shoqëria ka në dispozicion të çdo fabrike, laboratore bashkëkohore ku kryhen prova dhe kontrolle të rregullta ditore të materialeve inerte e të betonit (bazuar në normën Europiane EN-206), nga një personel tekniko – inxhinierik me eksperiencë të gjatë në prodhimin e betonit dhe të specializuar brenda dhe jashtë vendit.

5. Suzana Adili është përfaqësuese e institucionit financiar “AK-Invest”. “AK-Invest sha” ofron shërbime nga ndërmjetësimi në këmbimin valutor, pagesa dhe shërbimi i rekuperimit të fondeve e deri te përllogaritja e riskut dhe outsourcing, ajo ofron zgjidhje për këmbime valutore të integruar për bizneset dhe investuesit privat në Shqipëri. Duke asistuar 2600 ndërmarrje dhe investues privat me Pagesat Tregtare Globale “AK-Invest sha” është një prej furnitoreve Jo- Bankë më të mëdhenj në Shqipëri të përllogaritjes së riskut dhe këmbimit valutor. “AK-Invest sha” është Superagjent i MoneyGram, e cila është një lider botëror në shërbimin e transferimit të parave, duke punuar pranë me agjentë të përzgjedhur në 200,000 zyra ndërmjet 180 vendesh dhe shtetesh. AK-Invest është një nga konkurentët kryesorë si specialist në fushën e shitjes në tregun e shkëmbimit valutor, me mbi 100 filiale, kryesisht në qytetet më të mëdha në Shqipëri si dhe pikat turistike.

Si në çdo puntatë edhe këtë here 5 konkurentë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.

– Xhendris Ismaili ishte konkurenti i parë i puntatës së 10 me projektin e tij “Albanian ICT Academy”.  “Albanian ICT Academy” është e para qendër robotike dhe makerspace e krijuar në Shqipëri, me synimin edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në fushën e ICT, robotikës dhe teknologjive inovatore. Ai kërkonte një investim për projektin e tij dhe ambiente për akademinë.

– Ideja e dytë e prezantuar nga Robert Tabaku, me projektin “Albturist Përmet” konsistonte në ndërtimin e një eko-kamping për turizmin dhe ndërtimin e disa shtëpive ekologjike në qytetin e Përmetit. Kërkonte investim për infrastrukturë dhe për t’u futur sa më shpejt në tregun e punës.

–Ideja e tretë u prezantua nga Ari Muho. Ai kishte krijuar një platformë që i dedikohej plotësisht pedagogëve. Dëshironte ta shtrinte platformën e tij për të gjithë fakultetin. Kjo platformë përmbante disa elemente që kanë të bëjnë me ndërveprimin e pedagogëve me studentëve në fakultet dhe me pasqyrimin e çdo punimi të pedagogëve.

– “Unë krijoj” ideja e katërt e prezantuar nga Fjorza Mullaji, konsistonte në krijimin e bizhuterive artizanale me gurë natyrale dhe minerale. Bizhuteritë e saj shiteshin jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Ajo kërkonte një investim për të rritur biznesin e saj të bizhuterive artizanale.

– Ideja e pestë dhe e fundit e prezantuar nga Kristo Miho ishte “iReport Tourist”. Ky projekt po zhvillohet aktualisht pranë inkubatorit Metropolitan. “Air report tourist” është një aplikacion mobile i integruar së bashku me kompjutera lokalë të vendosura në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ndihmon për uljen e problematikave që mund t’iu dalin turistëve kur udhëtojnë në vendin tonë. Ai kërkonte investim për zhvillimin e projektit të tij.

Në fund të puntatës, vetëm dy prej ideve arritën të kalonin në fazën tjetër: “Albanian ICT Academy” e prezantuar nga Xhendris Ismaili dhe ideja e Fjorza Mullai me “Unë krijoj”.

Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Të Enjten në datën 18 Maj fillon faza e dytë e “Do you have an idea?“, ku bëhet dhe përzgjedhja e finalistëve të parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0