Airbnb heq 59 mijë llogari të rreme nga platforma - Business Magazine Albania

Airbnb heq 59 mijë llogari të rreme nga platforma

Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i madh për kompaninë Airbnb, – e cila ofron banesa me qira për periudha të shkurtra – duke rrezikuar me ulje të numrit të konsumatorëve.

Kompania ka thënë se do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për t’i luftuar mashtruesit. Airbnb ka thënë se i ka larguar nga faqja 59 mijë llogari të rreme dhe ua ka pamundësuar 157 mijë llogarive tjera qasjen në këtë platformë.
Lexo: Facebook ndryshon logon

Llogaritë e rreme dhe tarifat e larta të pastrimit kanë qenë dy prej problemeve më shpeshta që janë përmendur nëpër sondazhet e kompanisë.

Kjo kompani, me seli në San Francisko ka thënë se ka marrë ankesa se Airbnb nuk është më e përballueshme sikurse dikur.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Brian Chesky ka thënë se ndryshimet e reja kanë nisur të funksionojnë dhe se ekipi është duke planifikuar marrjen e masave tjera. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0