Agjencitë qeveritare amerikane goditen nga një sulm kibernetik global - Business Magazine Albania

Agjencitë qeveritare amerikane goditen nga një sulm kibernetik global

“Disa” agjenci federale të qeverisë në SHBA, janë goditur nga një sulm kibernetik global, i cili shfrytëzon një dobësi në një softuer që përdoret gjerësisht.

Agjencia e SHBA-së për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës “po ofron mbështetje për disa agjenci federale, të cilat kanë pësuar cënime që kanë ndikuar në aplikacionet e tyre MOVE-it”,- tha Eric Goldstein, ndihmës drejtor ekzekutiv i agjencisë për sigurinë kibernetike, në një deklaratë të enjten për CNN.

“Ne po punojmë shumë për të kuptuar ndikimet, si dhe për të siguruar riparimin në kohë të shpejtë.”

Nuk ishte e qartë nëse hakerat përgjegjës për ndërhyrjet në agjencitë federale, ishin një grup ransomware që fliste rusisht dhe që u ka kërkuar para shumë viktimave.

Një zëdhënës i CISA nuk kishte komente kur CNN e pyeti se kush e kreu hakimin e agjencive federale dhe sa prej tyre janë prekur.

Agjencitë ishin shumë të shpejta për të mohuar se ishin prekur nga hakerimi. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Departamenti i Shtetit thanë se nuk ishin viktima të hakimit. CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0