Pavarësisht nga industria apo profesioni, kultura organizative mund të jetë transformuese. Një kulturë e fortë që i jep përparësi përvojës së punonjësve është e lidhur me inovacionin më të mirë, mbajtjen e talenteve dhe madje edhe përmirësimin e rezultateve financiare. Për më tepër, në një mjedis pozitiv në punë, kreativiteti, produktiviteti dhe lumturia rriten ndërsa nivelet e stresit bien. E thënë thjesht, kultura e kompanisë mund të nxisë kapacitetin e një organizate për të lulëzuar. Por, shpesh kultura korporative injorohet. Në këtë artikull BusinessMag ju sjellim 4 dështime të kulturës në vendin e punës, të cilat bëjnë që punonjësit më të shkëlqyer të japin dorëheqjen .
- Presioni për të qenë gjithmonë “on”
“Disa vite më parë, për të vazhduar punën time, më ofruan mundësinë të zhvendosesha në Portugali dhe të bashkohesha me një ekip atje. Bëra një hap mbrapa, sepse më duhej të vendosja nëse doja të qëndroja me një kompani që priste që të gjithë anëtarët e stafit të saj të ishin të disponueshëm në zona të ndryshme orare, edhe nëse do të thoshte të merrja thirrje telefonike ose të bashkohesha në takimet javore pas mesnatës. Kështu që e refuzova ofertën. Pas pothuajse tre vjetësh në kompani, kuptova se kultura “gjithmonë on” nuk do të ndryshonte dhe më takonte mua të ecja përpara”.
– Marcio Delgado, menaxher i fushatave më me ndikim të marketingut, Vjenë, Austri
Lexo edhe:Si të rifitoni pasionin për biznesin tuaj dhe si t’a mbani atë gjallë
- Pak hapësirë për pavarësi mendimi
“Kam punuar për një kompani, ku punonjësit nuk mund të punonin në mënyrat e tyre unike. Nëse kishim një menaxher që i bënte gjërat në një mënyrë të caktuar, kjo do të thoshte që ato duhet të bëheshin në të njëjtën mënyrë. Në fund, ne shpenzuam 70% të kohës duke punuar në gjëra që nuk kontribuan në arritjen e objektivave organizative, sepse shumica e menaxherëve kishin investuar në detajet e secilës detyrë. Ishte një humbje energjie dhe kontribuoi në nivele të larta të burnout”.
– Nadja El Fertasi, CEO, Bruksel, Belgjikë
- Mungesa e besimit
“Kishte një mungesë besimi në punën time të mëparshme. Pa menaxhimin që të jetë i qartë me pritshmëritë ose në përputhje me sigurimin e së vërtetës, nuk ka besim”.
– Brigitte Cutshall, konsulente për zgjidhjet, Atlanta, GA
- Dështimi për të vendosur punonjësit të parët
“Unë dikur u bashkova me një kompani ku menaxheres sime iu deshën 6 javë para se ajo të ulej më në fund me mua për takimin tonë të parë prezantues. Vazhdonte të shmangej sepse mbledhjet e klientëve kishin përparësi. Edhe pse kjo ishte larg nga qëllimi i saj, mesazhi që mora ishte me zë të lartë dhe i qartë: kompania kujdesej më shumë për klientët e saj sesa për njerëzit e vet”.
– Janice Radomsky, stratege e markave, New York
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.