Profesionet që i përshtaten më shumë personalitetit tuaj! - Business Magazine Albania

Profesionet që i përshtaten më shumë personalitetit tuaj!

Profesionet që i përshtaten më shumë personalitetit tuaj!

Raporti i fundit nga Resume Genius lidh tipet e personalitetit me opsionet e karrierës duke përdorur të dhëna për pagat nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA. Resume Genius përdori testin e personalitetit Myers-Briggs Type Indicator (MBTI), i cili ndan njerëzit në 16 tipe të ndryshme bazuar në një kombinim të tetë tipareve: introversion (I) dhe ekstroversion (E), ndjeshmëri (S) dhe intuitë (N), mendim (T) dhe ndjenjë (F), gjykim (J) dhe perceptim (P). Për shembull, një tip personaliteti INTJ do të identifikohej më shumë me introversionin, intuitën, mendimin dhe gjykimin.

Edhe pse testi Myers-Briggs është kritikuar  si pseudoshkencë, 88 nga 100 kompanitë më të mëdha në listën e Fortune e kanë përdorur atë për zhvillimin e stafit të tyre, si Marriott, Ernst & Young dhe Forcat Ajrore të SHBA-së. “Duke përdorur personalitetin tuaj sipas testit Myers-Briggs si një faktor në eksplorimin dhe vendimet për karrierën, keni më shumë gjasa të gjeni punë që përputhet me mënyrat tuaja natyrore të marrjes së energjisë, vëzhgimit të botës përreth, marrjes së vendimeve dhe angazhimit me të,” tha Helen Roy, Profesioniste e Certifikuar MBTI dhe Konsulente e Lartë për Shpërblimet Totale në SAP. Ed Huang, drejtori ekzekutiv i Resume Genius, shtoi: “Pavarësisht nëse jeni introvert apo ekstrovert, çelësi është të gjeni pozicione që përputhen me pikat tuaja të forta dhe ju lejojnë të kontribuoni në mënyrë kuptimplotë. Punë me paga të larta ekzistojnë për çdo tip personaliteti.”

Lexo edhe:Menaxhimi i konflikteve: Çelësi për një ekip të bashkuar dhe një startup të suksesshëm

Këtu janë punët me pagën mesatare më të lartë për çdo tip personaliteti:

  1. ISTJ — Mjek
    • Paga mesatare vjetore: $239,200
    • Numri i vendeve të punës (2022): 816,900
  2. ESTJ — Avokat
    • Paga mesatare vjetore: $145,760
    • Numri i vendeve të punës (2022): 826,300
  3. INTP — Analist i sigurisë së informacionit
    • Paga mesatare vjetore: $120,360
    • Numri i vendeve të punës (2022): 168,900
  4. ENTJ — CEO 
    • Paga mesatare vjetore: $103,840
    • Numri i vendeve të punës (2022): 3,787,800
  5. ENFJ — Sociolog
    • Paga mesatare vjetore: $101,770
    • Numri i vendeve të punës (2022): 3,300
  6. INTJ — Arkitekt
    • Paga mesatare vjetore: $93,310
    • Numri i vendeve të punës (2022): 123,700
  7. INFJ — Psikolog
    • Paga mesatare vjetore: $92,740
    • Numri i vendeve të punës (2022): 196,000
  8. ISFJ — Infermier
    • Paga mesatare vjetore: $86,070
    • Numri i vendeve të punës (2022): 3,172,500
  9. ENTP — Dizajner industrial
    • Paga mesatare vjetore: $76,250
    • Numri i vendeve të punës (2022): 32,400
  10. ISTP — Detektiv
    • Paga mesatare vjetore: $74,910
    • Numri i vendeve të punës (2022): 808,700
  11. INFP — Autor
    • Paga mesatare vjetore: $73,690
    • Numri i vendeve të punës (2022): 151,200
  12. ESFJ — Mësues i shkollës së mesme
    • Paga mesatare vjetore: $65,220
    • Numri i vendeve të punës (2022): 1,072,300
  13. ESTP — Zjarrfikës
    • Paga mesatare vjetore: $57,120
    • Numri i vendeve të punës (2022): 334,200
  14. ISFP — Artist
    • Paga mesatare vjetore: $52,910
    • Numri i vendeve të punës (2022): 54,600

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0