Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018, pak ditë pasi Bitcoin arriti një vlerë rekord. Hakerat vodhën 1,500 Bitcoin duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe duke përdorur funksionin Forgot Password të Google për të marrë akses në email-in e Terpin.
Në posedim të dy llogarive personale, hakerat zotëruan portofolin e kriptomonedhave të Terpin, vodhën asetet dixhitale dhe i shitën ato menjëherë.
Lexoni gjithashtu:
CEO i bankës më të madhe në SHBA tha së Libra është një ide e mirë që nuk do të ndodhë kurrë
Bitcoin këmbehej me 16,969 deri në 15,790 dollarë më 7 janar 2018. Sot monedha dixhitale ka rënë në 8,700 dollarë.
Teknika e zëvendësimit të kartave, e njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit, i cili përdoret për të zotëruar llogari të tjera.
Edhe CEO i Twitter Jack Dorsey, ra pre e një sulmi të tillë më 30 gusht.
Nuk ishte hera e parë që Terpin hakohej në këtë mënyrë, sepse edhe shtatë muaj më parë ishte shënjestruar, por atëherë nuk kishte humbur asgjë.
Pas hakimit të parë, investitori shtoi masa të sigurisë në llogarinë e tij të operatorit celular amerikan AT&T, duke vendosur një PIN gjashtë shifror.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.